Sunday, 2 August 2026
E fundit

ELITE

Revista online dedikuar aktualitetit, politikës, kulturës – që prej 2012
Aktualitet

Ndërron jetë kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Aristir Lumezi

10 July 2024

Gazetari Aristir Lumezi është ndarë sot nga jeta në moshën 57-vjeçare, pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Më një përvojë të prej dy dekadash, Aristir Lumezi ka dhënë një kontribut të vyer në median e shkruar shqiptare dhe atë vizive.

Ai spikati si reporter i politikës në shtypin shqiptar përgjatë 20 viteve të fundit dhe drejtoi me maturi dhe profesionalizëm disa redaksi të të përditshmeve kryesore në vend dhe për disa vite u dallua si zëvendës/ kryeredaktor dhe kryeredaktor i së përditshmes kryesore Panorama.

Gazetari Lumezi do të përcillet për në banesën e fundit ditën e enjte, në 11 korrik në orën 12:00. Ndërsa, ceremonia mortore do të zhvillohet në ambientet e Funeral Home Parajsa, në rrugën “Muhedin Llagani”. Trupi i pajetë i gazetarit do të prehet përgjithmonë në varrezat e Sharrës në Tiranë.