To top
3 Kor

Tahiri dhe Llalla kërkojnë hetim të përshpejtuar

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot, zgjatjen e hetimeve me 3 për ish – Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Me këtë vendim, është rrëzuar kërkesa e Llallës, i cili kundërshtonte vendimin për të shtyrë afatet hetimore.

Llalla kishte kërkuar që të mos shtyheshin më hetimet, pasi sipas tij prokuroria nuk ka asnjë provë.

Por, nga ana tjetër Prokuroria thotë që është në pritje të letër-porosive për dosjen Llalla.

Po ashtu ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pasi Gjykata për Krimet e Rënda shtyu sërish sot seancën gjyqësore në ngarkim të tij.

Në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Gjykatës, Tahiri u shpreh se ai do të vazhdojë të kërkojë gjyq të shpejtë.

“Më vjen keq që seanca u shty sërish. Unë do të vazhdoj të kërkoj një gjyq sa më të shpejtë. Nuk ia ka njeri terezinë që të rrijë të presë.  Shqipëria po ecen mbarë vetëm gjyqi im ka ngecur.”-tha Saimir Tahiri.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë prokurora jo e rregullt për Gjergj Kohilën, ish-shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në Drejtorinë e Policisë për Qarkun e Vlorës, i cili ndodhet në arrati