To top
14 Qer

Tom Doshi triumfon në Shkodër

Tom Doshi ka triumfuar sërisht në Shkodër, ku ka mundur të sigurojë një vend në parlamentin e ardhshëm. Padyshim rasti i deputetit Tom Doshi, në Shkodër është unik në llojin e tij. Ai ka mundur të triumfojë tanimë si individ, edhe pse nën siglën e Partisë Social-Demokrate, të Skënder Gjinushit, ku mundi të marrë mbi 12 mijë e 528 vota.

Duke siguruar kështu të parin dhe të vetmin mandat në Parlament për këtë forcë politike. Por ajo çfarë ka surprizuar këtë radhë ka qenë se Tom Doshi është renditur në vend të tretë pas PD dhe PS, duke lënë pas dhe Partinë e LSI në vend të katërt. Kanë qenë të shumtë shkodranët të cilët i kanë besuar votën Tom Doshit, kjo dhe për shkak të lidhjeve të tij, kontributit dhe vëmendjen kundrejt çdo qytetari shkodran. Një rast unik ku cdo kandidat mund të matet me votuesit jo vetëm nën siglën e partisë, por thjesht si individ.
E ndërsa në një konferencë për shtyp Doshi u shpreh se në një komunikim telefonik ai ka uruar kryeministrin e vendit Edi Rama, për fitoren dhe kryeministri gjithashtu. Ai pohoi se premtimet e tij në Shkodër do të kenë mbështetjen e kryeministrit të vendit.