To top
7 Mar

Vajza sekrete e Putin mbyll rrjetet sociale

Vajza e Vladimir Putin, 18-vjeçarja Luiza Rozova, një studente në Shën Petersburg, ka mbyllur llogaritë e saj në rrjetet sociale. Sipas Daily Mail, 18-vjeçarja ka mbyllur llogaritë për shkak të mesazheve të shumta urrejtje që ka marrë, pasi Rusia pushtoi Ukrainën. “A je fshehur në bunker si miu”, “bijë vrasësi dhe krimineli lufte”, kombi rus duhet të ngrihet kundër këtij diktatori”, janë disa nga komentet, shoqëruar me flamurin e Ukrainës.

Luiza është vajza e pastrueses, e kthyer në multimilionere, Svetlana Krivonogikh 45 vjeçe, tani bashkë-pronare e një banke të madhe ruse dhe një nga gratë më të pasura të Rusisë.

Putin nuk e ka pranuar publikisht 18-vjeçaren si vajzën e tij. Dyshimi se ajo ishte vajza sekrete e Putinit nga një lidhje jashtëmartesore u transmetua fillimisht nga një media e pavarur në Rusi, e cila më vonë u mbyll nga autoritetet.