To top
1 Mar

Ukraina merr lajmin e madh, drejt antarësimit në BE!

Parlamenti Europian i ka dhënë Ukrainës statusin kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Rezoluta u miratua me 637 vota pro, 13 kundër dhe 26 abstenim, teksa ditën e djeshme Presidenti Zelensky firmosi dokumentin ku kërkonte anëtarësimin e Ukrianës në BE.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme të PE, është shprehur se unioni e mirëpret kërkesën e Presidentit të Ukrainës për t’u bërë pjesë e BE.

“Ne duhet të provojmë se oligarkët rusë nuk duhet të jenë të mirëpritur në hapësirën tonë. Ne e kemi bllokuar propagandën e Kremlinit në çdo hapësirë.

Europa qëndron e bashkuar për të ecur më përpara. Ne e njohim dhe e dimë prespektivën dhe kemi mirëpritur kërkesën e Zelenksy-t për të pranuar Ukrainën në BE.

Ky Parlament Evropian, ne do të ndalojmë çdo tentativë të Kremlinit për t’u futur në PE sepse agresorët që nisin luftën nuk kanë asnjë vend në shtëpinë e demokracisë.

President Zelenksy faleminderit, ne jemi bashkë tani dhe do të jemi bashkë në të ardhmen dhe do të qëndrojmë pranë Ukrainës”, tha ajo.