To top
1 Mar

“Gjendje kritike”, Zelensky flet nga bunkeri me Biden: Nuk jam në një film

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, nga bunkeri ku ndodhet në Kiev, i ka kërkuar presidentit Joe Biden të japë një mesazh të fortë dhe “të dobishëm” në lidhje me pushtimin rus të Ukrainë

“Është shumë serioze… Unë nuk jam në një film. Unë nuk jam ikonë, mendoj se Ukraina është ikonë… Ukraina është zemra e Evropës dhe tani mendoj se Evropa e sheh Ukrainën si diçka të veçantë për këtë botë. Kjo është arsyeja pse [bota] nuk mund ta humbasë këtë diçka të veçantë. ”, tha ai.

Më herët Zelensky tha se ai është objektivi forcave ruse, por ka vendosur që të qëndrojë në kryeqytet.

Pak më parë Parlamenti Europian i ka dhënë Ukrainës statusin kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Rezoluta u miratua me 637 vota pro, 13 kundër dhe 26 abstenim, teksa ditën e djeshme Presidenti Zelensky firmosi dokumentin ku kërkonte anëtarësimin e Ukrianës në BE.