To top
13 Mar

Vladimir Putin, sërish baba

alina_kabaeva_and_vladimir_putin1

Presidenti rus Vladimir Putin, që prej 5 marsit nuk është shfaqur në publik. Kjo ka bërë që mediat të ngrenë pikëpyetje dhe dyshime mbi “zhdukjen” e tij. Disa prej tyre shkruanin se ai ishte sëmurë madje pati nga ato që shkruanin edhe se kishte vdekur. Por mësohet se Putin ndodhej në Zvicër. Gazeta zvicerane Blick, shkruan se Putin ndodhej në Lugano, ku është shtruar e dashura e tij, gjimnastja 32 vjeçare Alina Kabaeva. Kjo e fundit raportohet se ka sjellë në jetë fëmijën e presidentit rus dhe ky i fundit i ka qëndruar pranë. Televizioni rus ndërkohë ka shfaqur pamje të Putin, gjatë një takimi që pretendohet se është zhvilluar sot. Ndërkohë Kremlini ka konfirmuar se ai do të jetë i pranishëm në ceremoninë për ribashkimin e Krimesë me Rusine e cila do të mbahet më 16 mars. Putin 63 vjec është babai i dy vajzave të tjera Mariya dhe Yekaterina nga martesa e parë me Lyudmila Shkrebneva.