To top
30 Sht

Zgjedhjet në Austri/ Basha uron Kurz për fitoren: Model morali, refuzoi pazarin për mandatin e qytetarëve

Në një reagim në rrjetet sociale, kryedemokrati thotë se Kurz është një model për politikën shqiptare.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha uruar për fitoren kancelarin Sebastian Kurz. Në një reagim në rrjetet sociale, kryedemokrati thotë se Kurz është një model për politikën shqiptare. Kjo për Bashën, lidhet me faktin sesi Kurz refuzoi pazarin në qeverisje në skandalin që përfshiu Austrinë disa javë më parë, ku anëtari i koalicionit diskutonte për tendera korruptivë me një agjente ruse.

 

Mbrëmë i përcolla urimet më të përzemërta mikut tim Kancelarit Sebastian Kurz dhe simotrës tonë Partisë Popullore të Austrisë për fitoren e thellë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Austri.

Vendimi i liderit të ÖVP, Sebastian Kurz, ku ndonëse pa asnjë përgjegjësi personale apo politike, vendosi t’i rikthejë mandatin qytetarëve pas akuzave ndaj partnerëve të tij në qeveri për “pazare” për vota, është shembull kurajo dhe moraliteti qytetar dhe politik.

Ditën e djeshme u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Austri,  dhe ashtu siç ishte parashikuar nga sondazhet dhe Exit Poll-et, Sebastian Kurz është fituesi i zgjedhjeve të parakohshme. Ai ka arritur që të marrë 37 % të votave, duke qenë favorit për të vijuar një mandat si kancelar i Austrisë.