Sunday, 2 August 2026
E fundit

ELITE

Revista online dedikuar aktualitetit, politikës, kulturës – që prej 2012
News

Natasha Shehu për Puglian… dhe Shqipërinë

26 May 2015

Natasha per PuglianemilioNatasha dy

Ne foto: Natasha Shehu dhe Michele Emiliano

Avokatja e njohur Natasha Shehu rrefehet nga Puglia për jetën e saj, profesionin, familjen dhe angazhimet e saj së fundmi. Shtetësja italiane, nënë e dy djemve të rritur, pedagoge e njohur, rrëfen angazhimin e saj më të fundit teksa kandidon në zgjedhjet rajonale të Italisë për zonën e Puglias me presidencë Dr. Emiliano Michele. Në këtë rrëfim të përtej Adriatikut avokatja Shehu shpalos aspiratat dhe platformën e forcës së tyre politike, por jo vetëm…Jeta, familja e saj, angazhimet, dashurinë, mallin, dhembshurinë për tokën e saj mëmë, Shqipërinë, të cilën çdo mëngjes nga ballkoni i saj përtej Adriatikut duket sikur e ka dhe më pranë…

 

Znj. Shehu aktualisht ashtu si dhe tek ne në Itali janë zgjedhjet vendore? Si është situata në përgjithësi cilët janë favoritët?

Më të favorizuarit për momentin jemi ne, pra koalizionet e “Cetro-Sinstra-s”.

Propozimi mu bë nga të djathtët dhe të majtët. Propozimet bëhen në bazë të punës tepër aktive dhe lobimit që unë bëj për respektimin e të “Drejtave të Njeriut” pa asnjë lloj dallimi prejardhje, kombësie apo vendi ku jetojnë .

Në qeverisjet e mëparshme cilat kanë qenë problemet që janë shfaqur dhe që ju besoni se do ti përdorni për të marrë vlerësimin e mbarë opinionit publik por dhe votën e tyre?

Nëse do të fitojmë ne ndryshimi do të jetë pozitivë dhe i ndjeshëm, pasi do të punojmë më shumë me projektet ndërkombëtare ku hapen shumë vende pune dhe rritet mirëqënia sociale, rritet rrespektimi i të drejtave, dashuria për njëri- tjetrin për paqen etj… Me projekte ndërkombëtare, nënkuptojmë mbi të gjtha projektet e Brukselit ku kërkojnë një angazhim dhe pjesëmarrje të gjerë të enteve, partenerëve apo qytetarëve. Në të njëjtën kohë Brukseli është më i hapur në drejtim të Italisë nëse rrespekton deyrimet e saj në të gjitha fushat dhe specifikisht në drejtim të imigracionit, dhe jo siç kërkojnë tashmë rrymat e tjera, largimin, mospranimin apo përjashtimin e prezencës së emigrantëve në territorin italian. Ndihem mirë, pasi kam shumë mbështetje nga emigrantët shqiptarë dhe emigrantë të vendeve të tjera si një të një pjese të mirë të publikut italian. Presidenti i rajonit që ne mbështesim është Dr. Emiliano MiChele. Parashikiment e një fitoreje janë të larta, pasi është një intelektual që ka shumë kredibilitet në Puglie.

Cilat janë problemet më të shumta që ju keni hasur gjatë kontaktit me zgjedhësit tuaj?

 

natasha 3Tasha

Ne Foto: Natasha Shehu dhe zv. Ministria e Kultures Angela D’Onghio

Problemet e shfaquara kanë qenë ato që ju i dëgjoni edhe nëpërmjet tv, pra kriza në të gjitha drejtimet qoftë në lëmin ekonomik, e sanitar etj. Taksat gjithmonë e në rritje,mosvënia në funksion të shumë kantiereve të ndërtuara, kohët e fundit për të cilat u impenjua një pjesë e mirë e vlerave financiare të rajonit tonë.

Ne kërkojmë në radhë të parë të korrigjojmë gabimet e qeverisjes së mëparshme, dhe të rrisim mirëqënien ekonomiko-sociale të qytetarëve puliez, rrespektimin e kohës së gjykimeve, rrespektimin e të drejtave të njeriut, të dinjitetit të qytetarit puliez në mënyrë që të mos ndihet i abandonuar apo i shtrydhur nga taksat e egzagjeruara.

Cilët janë aspiratat dhe platforma që ju i keni premtuar elektoratit tuaj?

Natasha 4natasha 2Natasha avokate

Ne foto: Natasha Shehu dhe Zv/ Kryeministri dhe Ministri i Jashtem i Belgjikes Dieder Reyndres

 

Aspiratat dhe platformat e paraqitura janë pak a shumë të ngjashme me rrymat e tjera, por ajo çka më bëri mua të pranoja kanditdatën time me “Realta Italia” në listën e “POPOLARI” pra me qendër majtas, pasi kjo rrymë ka diçka më tepër se të tjerët, pra nuk është kundër mbështetjes së emigrantëve, përkundrazi më premtuan mbështetjen e plotë për rrespektimin e të drejtave të emigrantëve.

 

Ju jeni një avokate e zonja e dëgjuar në Itali, po ashtu një pedagoge e njohur mund të më flisni pak si është të ndash këto dy profesione?

Koordinimi i detyrës si pedagoge e së drejtës dhe si avokate, çon në rritjen e aftësisë time për njohjen e problemenve të qytetarëve dhe mënyrën se si mund t’i zgjidhim ato, pra këto dy drejtime të përqëndrimit të detyrës time kane të njëjtin burim frymëzimi, njohjeje dhe shkencore dhe gjithashtu një objektiv të përbashkët, pra rrespekimi i të Dretjave Themelore të Njeriut… Prandaj mund të them se, koordinimi i këtyre dy detyrave është një kombinim maksimal një intelektuale – vigjilente e të Drejtave të Njeriut.

Shpeshherë ju shoh të shpreheni e “adhurueshmja Puglia ime”, por unë di që ju shumë ndieni dhe Shqipërinë ç’raport kanë tek ju këto dy vende?

Për mua adhurimi për Shqiperinë dhe Puglia nuk shterojnë kurrë, pasi Shqipëria më lindi, pra më dha jetën, më mësoi hapat e para të ecjes dhe të formimit tim intelektiv, ndërsa Puglia më adoptoj, me formoj dhe më konfirmoi si juriste dhe si avokate e kalibrit internazional. Formimin prerëndimor mbi Drejtësinë dhe mbi sensibilitetin Human e moral në auditoret e Universitetit Shteteror të Barit, aty ku u formua dhe u laureua Aldo Moro (ish Kryeministri italian të cilin sot bota e njeh si një ndër statistët më të mëdhenj evropian) dhe nga manualet e tij mbi të drejtën të cilat bënin pjesë në tekstet e studimit në fakultetin Juridik ku unë u diplomova.

 

A vini shpesh në Shqipëri?

Në Shqipëri vij, por jo shumë shpesh. Vija më shpesh kur jepja orë mësimi në Universitet aty në Tiranë, por vitet e fundit kam qenë tepër e zënë dhe nuk kam mundur të vij shpesh, por sapo ngrihem nga shtrati në mëngjes mendimi im i parë është Shqipëria, e cila më mungon shumë edhe pse europa më ka dhënë shumë por dashuria për vendlindjen qenka tepër e thellë dhe e tepër e dhimbshme.

Çfarë ju mungon prej saj?

Prej Tokës mëmë, më mungon gjuha, më mungon uji i saj, më mungon dhembshuria, më mungojnë përkëdheljet e saj të cilat ishin të ëmbla si mjalti, ku edhe qortimet harroen dhe hidhen mbas krahëve menjëherë sapo hedh sytë mbi flamurin shqiptarë që e kam mbi tavolinën e zyrës apo kur hedh sytë përtej detit ku ndodheni Ju, pjesa e gjakut tim, pjesa e jetës time.

Djali juaj i madh Ilir, është një artist dhe një muzikant profesionist, të paktën unë i kam dëgjuar këngët e tij, ai ka krijuar një grup tejet të veçantë “Liga Iliria Roch” në Itali si ndieni …?

Ndihem shumë krenare për djalin tim Ilir, jo thjesht për talentin e tij por, edhe për emrin e Bandës muzikore që i vuri “ Iliria Roch”. Kjo tregon se kam ditë me ja trashëguar pasurinë e sensibilitetit human që kemi në deje ne shqiptarët, gjaku i Nënë Terezës (Gonxhe Bojaxhiu) dhe ndjenjën për Tokën e nënës së tij, Shqipërinë, tokën e Ilirëve. Të dy trashëgimtarët, djemtë e mi , Iliri dhe Michele e dinë që amaneti im, është dhe do të jetë, ai i çuarjes në qendër të vëmendjes në gjithë arenën ndërkombëtare, dhe ngritjes në pjedestal të emrit të shqiptarëve dhe të Ilirisë si një popull me prejardhje të lashtë dhe me vlera të jashtezakonshme.