|
Kush është Domenico Conte
Kryetari i Bashkisë së Palo del Colle, Domenico Conte, ka lindur në një familje të krishterë, është laureuar në Inxhinieri Civile në Politeknikun e Barit dhe, menjëherë pas studimeve ka filluar punë si inxhinier në një kompani që merret me punimet publike. Që në fëmijëri Domenico frekuentoi grupin e skaute-ve, ku u rrit me vlerat e altruizmit dhe të solidaritetit ndaj më të dobëtëve. Kur ishte 15 vjeç bëhet arbitër futbolli, hob ky që e shoqëroi deri në moshën 25-vjeçare. Më pas transferohet në Portugali e pastaj në Spanjë, për të thelluar studimet e tij. Pas kompletimit në profesion, kthehet në vendin e tij për të hapur disa aktivitete biznesi. Në moshën 33-vjeçare kandidohet për kryetar bashkie në Palo del Colle, garë që e fiton që në turnin e parë. Pas një viti martohet me Maria Antonietten. Ka një vëlla më të vogël të laureuar në ekonomi dhe një motër më të madhe inxhiniere, me të cilën, bashkë me prindërit e mrekullueshëm ka ndarë momente shumë të bukura.
|