Monday, 27 July 2026
E fundit

ELITE

Revista online dedikuar aktualitetit, politikës, kulturës – që prej 2012
Revista Online

“Nëse nuk martohem me ty, do të bëhem prift.” Historia e dashurisë së humbur të Papa Françeskut TiranaPost

26 April 2025

Para se bota ta njihte si Papa Françesku, Jorge Mario Bergoglio ishte thjesht një djalosh i ri në rrugët e thjeshta të Buenos Airesit. Si çdo adoleshent, zemra e tij rrihte fort për dikë. Ai u dashurua me një vajzë nga lagjja e tij, një ndjenjë e sinqertë dhe e thellë, që për pak sa nuk ia ndryshoi fatin.

Bergoglio e donte aq shumë, sa në një moment i tha vajzës:

“Nëse nuk martohem me ty, do të bëhem prift.”

I ndarë mes dashurisë njerëzore dhe një thirrjeje më të madhe, Jorge kaloi një kohë të vështirë reflektimi. Zemra e tij u përball me një zgjedhje të dhimbshme: të krijonte një familje, ose t’ia kushtonte jetën Zotit.

Në fund, thirrja hyjnore ishte më e fortë. Ai hoqi dorë nga dashuria tokësore dhe nisi rrugën drejt seminarit jezuit, duke vendosur një gur themeli në rrugën që do ta çonte shumë vite më vonë në fronin e Shën Pjetrit.