Sunday, 2 August 2026
E fundit

ELITE

Revista online dedikuar aktualitetit, politikës, kulturës – që prej 2012
InStyle

Shqipëria kualifikohet në natën finale të “Eurovision 2025”!

14 May 2025

“Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” është kualifikuar në finalen e Eurovision 2025, duke qenë mes 10 shteteve fituese të natës së parë gjysmëfinale, e mbajtur në Bazel, Zvicër.

10 shtetet finaliste të gjysmëfinales së parë janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Polonia, San Marino, Estonia, Portugalia dhe Ukraina.

Kënga “Zjerm”, një kombinim i simboleve kombëtare dhe një koncepti skenik të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, krijoi një moment magjik në skenë.

Shqipëria kualifikohet në natën finale të “Eurovision

Artistët finalistë, përfshirë Shqipërinë, do të rikthehen në skenë më 17 maj, për të garuar për trofeun e Eurovision 2025.