To top
17 Sht

Zbulohet i dashuri italian i Eva Muratit?

Moderatorja e njohur Eva Murati një prej vajzave më të njohura të ekranit shqiptarë , vitet e fundit e ka mbajtë larg jetën private të saj. Prej kohësh dihej tanimë se Eva bashkjeton me një italian. Në këtë vazhdë, IconStyle raporton se ajo është në një lidhje me një biznesmen italian, i cili prej disa kohësh është parë shpesh pranë saj, në shoqëri intime dhe momente private.

Fotot e siguruara tregojnë çiftin duke kaluar kohë së bashku në Tiranë dhe jashtë vendit, teksa buzëqeshjet dhe komunikimi i ngrohtë mes tyre i japin më shumë peshë aludimeve për një romancë të re në jetën e moderatores.

Kujtojmë se Eva u përfshi në një debat publik, pasi iu përgjigj një komenti provokues përmes një reagimi që bëri bujë. Moderatorja u shpreh me tone të ashpra, duke theksuar se nuk dëshironte të bëhej pjesë e krahasimeve apo aludimeve lidhur me martesën e ish-partnerit. Megjithatë, më pas ajo sqaroi se kishte qenë një reagim i nxituar pas provokimeve të përsëritura në rrjet, duke theksuar se nuk ishte në natyrën e saj të përfshihej në polemika të tilla.

“Fatkeqësisht dhe pa dashje u bëra pjesë e një telenovele, që realisht nuk dua të jem pjesë. Jetë të lumtur për të gjithë,” – tha Eva në reagimin e saj, duke i dhënë fund zhurmës së krijuar.