Ministrat e qeverisë së re të kryeministrit Edi Rama u betuan sot në Presidencë përpara presidentit Bajram Begaj.
Kreu i shtetit lexoi dekretin dhe formulën e betimit, ndërsa secili prej ministrave vendosi dorën mbi Kushtetutë për të dhënë zotimin e tij.
Ky hap pason miratimin e një dite më parë në Kuvend, ku programi i qeverisë dhe përbërja e Këshillit të Ministrave u votuan me 82 vota pro, pa asnjë votë kundër apo abstenim.
Ky hap pason miratimin e një dite më parë në Kuvend, ku programi i qeverisë dhe përbërja e Këshillit të Ministrave u votuan me 82 vota pro, pa asnjë votë kundër apo abstenim.
Në këtë mandat të katërt të Ramës, kabineti paraqitet për herë të parë në këtë përbërje.