Monday, 3 August 2026
E fundit

ELITE

Revista online dedikuar aktualitetit, politikës, kulturës – që prej 2012
blog

Armina Mevlani, në “Javën e Modës në Milano”, Blogerja shqiptare përzgjidhet nga “Tod ‘s”

24 September 2017

 

Padyshim ajo mund të jetë një ndër blogeret shqiptare të cilën po e shohim gjithnjë  e më shumë të pranishme, në eventet ndërkombëtare të firmave dhe stilistëve më prestigjioze. Gjë e cila po i siguron edhe mjaft të ardhura financiare. Bëhet fjalë për blogeren Armina Mevlani e cila këto ditë ndodhet në “Javën e Modës” në Milano, ku u pikas nga emrat më të fuqishëm të kësaj industrie, sic është Diego Della Valle, CEO i firmës prestigjioze, “Tod’s” ku, nëpërmjet instagramit të saj, Mevlani  e falenderon për faktin që e përzgjodhi. Ajo ka qenë e përzgjedhura e markës së famshme “Tod’s”, një firmë prodhimi këpucësh e aksesorësh, themeluar në vitin 1978 në Itali, për të qenë ‘host’ në prezantimin e koleksionit të ri të tyre. Më poshtë janë disa foto nga ky event që bukuroshja Mevlani i ka postuar në instagramin e saj.

.