Sunday, 2 August 2026
E fundit

ELITE

Revista online dedikuar aktualitetit, politikës, kulturës – që prej 2012
Personazhe

Elvana Gjata, unë jam Albtelecom

25 October 2014
TIRANE – Këngëtarja Elvana Gjata do të jetë imazhi i ri i kompanisë Albtelecom. Kompania më e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri prezantoi edhe produktin më të ri “IP Tv”, që është një shërbim televiziv interaktiv përmes internetit. Ky prezantim u bë në një mbrëmje gala të organizuar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, në praninë e personaliteteve më të njohura të politikës, medias, biznesit, artit dhe kulturës.
Albtelecom, kompania më e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri prezantoi pasditen e së enjtes Elvana Gjatën si imazhin e ri të saj.
“U gëzova shumë kur mora ftesën sepse kjo kompani ka qenë në fakt,  pranë meje prej shumë vitesh ashtu siç ka qenë për çdo shqiptar prej dekadash. Është një ata kompani që rinovon, prëmirëson, thjeshtëson atë që për ne është si frymëmarje, që është komunikimi.” u shpreh Elvana Gjata
Prezantimi i këngëtares Gjata, si fytyra e re e Albtele­com, u bë në një mbrëmje gala të organizuar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar dhe në praninë e personaliteteve më të njohura nga fusha të ndryshme të politikës, medias, biznesit, artit dhe kulturës.