Sunday, 2 August 2026
E fundit

ELITE

Revista online dedikuar aktualitetit, politikës, kulturës – që prej 2012
News

Fotoja e Sali Berishës hiqet  nga muri i pallatit të Kulturës në Tropojë 

15 October 2021

Prej 6 vitesh një poster i madh i Sali Berishës qëndronte në një faqe muri në Pallatin e Kulturës në Bajram Curri, ndërsa mëngjesin e kësaj të enjtes është hequr nga punonjësit e bashkisë së qytetit. Sipas burimeve nga Bashkia kjo foto është hequr pasi nuk ka pasur një vendim më parë për vendosjen e saj.

Sipas qytetarëve kjo foto ishte vendosur për dashamirësi për shkak të bindjeve politike të djathta në Tropojë. Heqja e fotografisë së Sali Berishës nga Pallati i Kulturës, vjen në një kohë kur Departamenti Amerikan i Shtetit e ka shpallur non grata ish-kryeministrin.