Sunday, 2 August 2026
E fundit

ELITE

Revista online dedikuar aktualitetit, politikës, kulturës – që prej 2012
Aktualitet

Lori Hoxha zbulon ku do ta shohim Grida Dumën

11 November 2022

Vetëm pak ditë më parë, Grida Duma hoqi dorë nga mandati i deputetes së PD-së dhe u shpreh se e la këtë mandat me besimin se siç ka ditur të bëjë brenda politikës do të dijë të bëjë dhe më shumë kudo që të jetë si figurë politike.

Me sa duket, emisioni që i është besuar Gridës është Top Story në Top Channel.

Lajmin e ka konfirmuar Lori Hoxha pak më parë, përmes një Instagram Story, ku ka publikuar një foto ku shkruhet: “Top Story, Grida Duma”.

Top Story do të nisë transmetimin të hënën, më 14 nëntor, ora 21:00.