Sunday, 2 August 2026
E fundit

ELITE

Revista online dedikuar aktualitetit, politikës, kulturës – që prej 2012
Aktualitet

Meta shkon në selinë e PD, takim me Berishën

26 October 2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar paraditen e sotme në selinë e Partisë Demokratike.

Mësohet se Meta po zhvillon takim me kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa nuk dihet ende fokusi i bisedës mes tyre.

Një takim i tillë vjen pasi dy ditë më parë Presidenti Bajram Begaj, dekretoi 14 majin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Në një takim të mbajtur pak javë më parë mes Metës dhe Berishës, u konfirmua koalicioni i përbashkët në zgjedhjet vendore.

Në këtë drejtim Meta ka deklaruar se Partia e Lirisë do të synojë Këshillat Bashkiakë, ndërsa kandidatët për kryebashkiakë do t’i lihen Partisë Demokratike, si partia më e madhe opozitare, e cila nga ana e saj ka njoftuar mbajtjen e primareve për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë.