“Suus” në 20 këngët më të preferuara të ESC-së
Pak ditë më parë, këngëtarja e madhe braziliane Georgia Brown, emisionin e saj “Muzika në 7 minuta” ia ka kushtuar të gjithin këngëtares shqiptare Rona Nishliu. “Kam zbuluar një këngëtare të veçantë nga Shqipëria dhe ajo e meriton një vëmendje të madhe. Kemi shumë për të folur për të, pasi ajo ka një talent të jashtëzakonshëm dhe e meriton të njihet në të gjithë botën”,- ka thënë ndër të tjera Brown. Për Rona Nishliun, këngëtaren kosovare që me këngën e saj “Suus” theu rekordin shqiptar në Eurovision Song Contest 2012 në Baku,
Azerbajxhan, ky është padyshim një vlerësim. Në këtë intervistë për “Elite”, Rona jep, veç të tjerash, edhe vlerësimin e saj për këngën shqiptare që do të përfaqësojë këtë
vit Shqipërinë në EuroSong. Ndërkohë që Tirana mbetet dashuria e saj e madhe. “I dashuroj rrugët e Tiranës, edhe ato me gropa e me mbeturina, rrugët që kanë mirëpritur
gjithmonë secilin hap të hedhur timin, secilën ecje… I dashuroj kafet e lagjeve dhe banakieret, të cilat më kanë kënaqur përherë me bisedat e tyre”,-shprehet plot emocion Rona Nishliu, ndërsa familja për të është gjithçka. Edhe pse studimet universitare i ka kryer për Administrim Biznesi dhe Menaxhim në Universitetin Amerikan në Kosovë, muzika mbetet pasioni i sa j. E klasifikuar në top-listën e “Ethet…” gjatë vitit 2004, me zërin e saj të fuqishëm ajo shpejt u bë shumë e dashur për publikun. Artistja me një pamje skenike për t’u admiruar, thjesht e modestisht flet për përgjegjësinë që mban mbi supe pas suksesit të sa j në Eurovision, për punën e përditshme në TV Kosova, për angazhimet e sa j sociale, si dhe për planet e afërta që ajo ka në muzikë.
Për publikun shqiptar, ju Rona Nishliu jeni shumë e njohur dhe duket se ju duan të gjitha moshat. E gjithë kjo, falë interpretimit tepër dinjitoz në skenën gjigante të Eurovisionit, ku për dy minuta e gjysmë bëre të rrahin miliona zemra. Pas suksesit vjen përgjegjësia, pasi pesha është e rëndë. A po vazhdojnë supet e tua ta mbajnë këtë?
Fillimisht më lejoni t’ju falënderoj për këtë intervistë! Faleminderit për vlerësimin dhe njohjen e suksesit tim, të cilin pa diskutim e arrita edhe në sajë të mbështetjes së fortë të popullit tim. Sot, pas afro dy vitesh, jam e lumtur që vazhdoj të përgëzohem nga njerëz të shumtë në pothuajse çdo ambient. Që nga fillimet e mija, parimi bazë i punës ka qenë dhe vazhdon të jetë përgjegjësia. Përgjegjësia për punën, e cila vjen si rezultat i dashurisë së madhe ndaj muzikës. Përgjegjësia pas suksesit patjetër që është shtuar, por a jo ka qenë e pranishme qysh në fillim.
Përveç artit, kemi mësuar se jeni pjesë e stafit të Radiotelevizionit të Kosovës. A mund të na thoni se si është një ditë e zakonshme pune për ju?
Prej shumë vitesh jam pjesë e Transmetuesit Publik të Kosovës. Puna në këtë institucion është kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe, në të njëjtën kohë. Dita ime e punës është
shumë e gjatë dhe gjithmonë e veçantë. Në pozicionin që kam aktualisht, ndihem mirë dhe e përmbushur.
Po për projektet në ndihmë të komunitetit e në dobi të shoqërisë, përkrahur edhe nga organizma të huaja që veprojnë në Kosovë, ç’mund të na thoni?
Jam munduar të kontribuoj gjithmonë me zërin, muzikën dhe tekstet e mija për evidentimin e zbutjen e dukurive të ndryshme negative shoqërore. Mendoj që artistët e gëzojnë mundësinë e dhënies së këtij kontributi, sepse kanë fuqi ndikimi. Prandaj unë gjithmonë do t’u shërbej kauzave të ndryshme sociale, për një shoqëri më të shëndoshë e një botë pa probleme.
Para pak kohësh, Shqipëria humbi fizikisht artisten e madhe Vaçe Zela. Humbja e kësaj ikone të muzikës sonë u ndje edhe te ju në Kosovë e ju ishit ndër të parët që, në statusin tuaj në Facebook shprehët vlerësimet për të. Si ka ndikuar Vaçja jonë me muzikën e saj te ju?
Vaçja është e të gjithë shqiptarëve. Ajo vazhdon të jetë me ne sikur gjatë gjithë këtyre viteve të qeta të krijimtarisë së sa j. Jam e sigurt që interpretimet e sa j shpirtërore kanë ndikuar jashtëzakonisht shumë në formimin dhe ndërtimin artistik të këngëtareve e, pse jo, dhe muzikantëve në përgjithësi, në mbarë trojet shqiptare.
Nëse i referohemi përsëri Vaçes së madhe, skena për të ishte e shenjtë e mbartte mjaft emocione. Me zërin e sa j a jo e dominonte fuqishëm atë. Ajo dinte ta ndërthurte bukur zërin e mrekullueshëm me interpretimin dinjitoz. Ajo e orkestra, për t’u bërë njësh me të. Ndërsa sot shohim që këngëtari kur del në skenë kërkon ta tërheqë publikun më lëvizje koreografike, me paraqitje skenike ekstravagante apo shtojca të tjera. A nuk e zbehin të gjitha këto këngën e atë që këndon apo “ia shtojnë” më shumë vlerat?
Me keqardhje, nuk mund të bëj krahasime e as të gjykoj. Përgjithësisht, nuk mund të gjykoj artin e artistin, pasi kjo gjë më duket e padrejtë. Për mendimin tim, secili që shkel skenën ka mundësi të zgjedhë formën se si dëshiron ta transmetojë mesazhin e vet. Kohët kanë ndryshuar dhe mua më vjen mirë që sot secili ka të paktën mundësinë e zgjedhjes dhe jo të bëjë interpretimin e detyruar.
Ç’mendim keni për talentet shqiptare, pasi shpesh me shumë bujari shohim që në rrjetet sociale i motivoni disa prej tyre dhe u bëni edhe jehonë?
Mendoj që vendi ynë ka shumë talente dhe shumë zëra të veçantë. Të rinjtë kanë nevojë për përkrahje dhe unë, me aq sa kam mundësi, do t’i ndihmoj ata në vazhdimësi.
Po nga ndërkombëtarët, kë do të vlerësoni?
E kam të pamundur të përmend emra. Janë shumë.
Eurovision Song Contest History & Eurovision Song Contest Radio, në kuadër të 250 këngëve më të preferuara të fansave të ESCsë, mes top-listës me 20 këngë, ju ka renditur edhe këtë vit, me këngën “Suus”, në vendin e 18-të. Pra, një vlerësim vërtet i konsiderueshëm për ju e për muzikën shqiptare. Si e pritët dhe a ju motivon ky fakt për të shkuar më tej me zërin tuaj?
Vlerësimi i punës është shumë i rëndësishëm për autorin, interpretuesin. Është motiv për të vazhduar më tutje dhe për të dëshmuar besnikërinë, pasionin dhe vlerësimin ndaj pëlqimit profesional dhe komercial të punës.
Këtë vit në Eurovision do të na përfaqësojë një këngëtare e re dhe sërish ju po e mbështesni fort atë. Si mendoni se do të paraqitet kënga jonë dhe çfarë do t’i sugjeroni interpretueses?
Hersi është një këngëtare e mrekullueshme dhe, veç kësaj, është njeri shumë i mirë. E kam mike dhe e dua fort! Jam shumë e sigurt që Shqipëria do të ketë prezantim të denjë, sepse jam e bindur që Hersi do të arrijë të japë më të mirën e saj, duke qenë vetja.
Paraqitja jua j skenike shumë dinjitoze është komentuar gjatë, por e veçanta mendoj se ka të bëjë edhe me flokët e frizurën e tyre. Janë shumë të bukura, por a mund të më thoni sa kujdes tregoni për to.
Faleminderit për komplimentin! Flokët e mi i dua shumë; mbase edhe kjo është arsyeja që i mbaj të gjatë më se prej 10 vitesh. Kujdesem për to aq sa mendoj se është e nevojshme.
Si shtetase e Republikës së Shqipërisë, a ju pëlqen Tirana, pasi duhet të keni shumë kujtime me këtë qytet që ju bëri të famshme dhe a e vizitoni shpesh?
Oh Tirona ime…! Me Tironën më lidhin shumë gjëra, shumë dashuri, shumë data, shumë përjetime, shumë njerëz, shumë gëzime e hidhërime. Shumë, shumë… Sa shumë ndjenjë që kam për këtë vend, për shpirtin e këtij qyteti, për mundësitë që ofron, për njerëzit e veçantë, që në pamje të parë duken plot qëndrim, por që brenda tyre kanë shumë dashuri, e rrezatojnë atë, edhe pse pëlqejnë ta fshehin. I dashuroj rrugët e Tiranës, edhe ato me gropa e me mbeturina, rrugët që kanë mirëpritur gjithmonë secilin hap të hedhur timin, secilën ecje… I dashuroj kafet e lagjeve dhe banakieret, të cilat më kanë kënaqur përherë me bisedat e tyre. I dashuroj shitësit e librave të vjetër nëpër rrugë, shitësit e bajameve. Më pëlqen dhe falsiteti i luksit të ekzagjeruar; s’e di pse, më duket se i shkon këtij qyteti. Mbase tanimë e kuptuat, duhet bërë një intervistë e tërë për marrëdhënien time me Tironën dhe dashurinë që ndjej për qytetin tim të veçantë.
Këto kohët e fundit angazhimet tua ja artistike ju kanë mundësuar të udhëtoni jashtë kufijve. A ka ndonjë projekt apo marrëveshje për karrierën tuaj në art?
E vetmja gjë që mund të konfirmoj është se aktualisht jam duke punuar fort dhe shpresoj e besoj se frytet e punës do të shihen shumë shpejt.
Dukeni shumë e brishtë, në kuptimin njerëzor. Çfarë është familja për ju dhe a ndikon ajo te planet tuaja?
Familja është çerdhja e lumturisë sime. Është votra më e ngrohtë dhe më e rehatshme. Me gjithë vogëlsitë e thjeshtësitë e sa j, mbetet pasuria më me vlerë e jetës sime. Familja më ka dhuruar shumë dashuri, më ka dhënë atë që çdo familje jep për gjithsecilin. Familja ime më ka mësuar të jap pa kushte, ka mbjellë dhe forcuar ndjenjën e dashurisë për njeriun, për tjetrin, për vendin, për pasionin, për vlerën, për të thjeshtën, për të veçantën; ka ngulitur në qenien time vlerat themelore njerëzore. Familja ime më ka mësuar se sa e rëndësishme është të jesh e lirë
dhe të marrësh vendime, të jesh femër dhe të mos trembesh asnjëherë, në mënyrë që të mos nënshtrohesh. Unë jam rritur në çdo kuptim me/dhe në familjen time. Familja, në sens të
përgjithshëm për mua është njëra nga mrekullitë më të rëndësishme të natyrës. Mbetet jo vetëm gjëja më e rëndësishme, por për mua familja është gjithçka!
Në ditët e sotme njerëzit ankohen se “nuk kanë kohë” për të lexuar. Ju, si i keni marrëdhëniet me librat? Po me kinemanë?
Kam marrëdhënie të herë pas hershme, por të vrullshme me të dyja.



