Sunday, 2 August 2026
E fundit

ELITE

Revista online dedikuar aktualitetit, politikës, kulturës – që prej 2012
Aktualitet

“SPAK urgjent funksional”! Soreca: Luftë krimit e korrupsionit

25 June 2019

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar këtë mesditë një takim me kreun e KLP, Gent Ibrahimi.

Gjatë takimit, kreu i diplomacisë evropiane ka vënë theksin te SPAK, duke kërkuar funksionimin urgjent të strukturës, që do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet.

“KLP në fazën e fundit të përzgjedhjes së kandidatëve. Është shumë e rëndësishme që SPAK të funksionojë sa më shpejt të jetë e mundur, për të përmirësuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan Soreca.