To top
10 Shk

A mund të ketë të njëjtin fat me Whitney Houston e bija?!

A mund të ketë të njëjtin fat me Whitney Houston, e bija Bobbi Kristina Brown, të vdesë në të njëjtën ditë, në të njëjtën mënyrë, dhe vend si nëna e saj?! E pamundur dhe tepër e dhimbshme dhe e vështirë, gjithsesi duhet të presim dhe pak orë. Mësohet se të afërmit e Bobbi Kristina Brown, kanë rënë dakord të lejojnë vdekjen e saj për pak orë, që korrespondon, në të njëjtën datë me të ëmën e saj. E bija e të ndjerës Ëhitney Houston dhe këngëtarit Bobby Broën, gjëndet prej 10 ditësh në koma, pasi u gjet në vaskën e shtëpisë së saj pa ndjenja. Gjatë këtyre ditëve ajo është mbajtur në jetë me vështirësi dhe me sa duket për 21-vjeçaren nuk ka shpëtim. Cissy Houston, gjyshja e vajzës Brown, i ka sugjeruar familjarëve të ndalojnë aparaturën që e mban në jetë, pikërisht nesër, të mërkurën që përkon me të njëjtën datë të ndarjes nga jeta tre vite më parë të së ëmës. Këngëtarja Whitney Houston u gjet e vdekur më 11 shkurt, 2012, në vaskën e Beverly Hilton Hotel.