To top
5 Nën

Alma Bossuet aromë shqiptare ne Paris

 Alma Ajazi është vajza tipike me tipare dhe bukuri mesdhetare. E gjatë, me tipare të rregull ta, e ndërsa ajo që të bie në sy është elegance e saj dhe ngjyra e syve blu, ngjyrë krejt e veçantë. Sapo e esh e kupton se ke të bësh me një modeled he ashtu është. Nëse me ty nuk e prezanton dikush mund të të kalojë menefrego, pak  e ftohtë si vetë francezet. Në momentin që komunikon është tejet e shoqërueshme  dhe e sjellshme. Ish- “ Miss Albania 1999” në Amerikë, dhe shoqëruesja e parë e “Miss Shqipëria 2000”, mund të themi që është nga të paktat mise shqiptare që është diplomuar me rezul tate të larta në fushën e shkencave politike dhe diplomaci,e   gjithashtu duke qenë shqiptarja e parë në shkollën “American Graduate School of International Relations and Diplomaci” në Paris, ku ka përfunduar diplomën me mesataren maksimale, e ndërsa në Amerike është nderuar me çmimin “National Deans List”, në të cilën futet 10 përqindja e studentave më të mirë të Amerikës. Ajazi ose siç njihet ndryshe tanimë madame  Bossuet e martuar prej pak vitesh me një francez dhe të vendosur në zemër të Parisit, është larguar nga Shqipëria ne moshën 10  vjeçare, e rritur në Amerikë, a jo asnjë moment nuk e ka harruar Shqipërinë dhe rrënjët e saj. Me dy nën- shtetësi, shqiptare dhe atë amerikane, sot 29 vjeç ka arritur të prekë fushat e artit, poezisë, gazetarisë, politikës, diplomacisë, ku u nderua dhe me çmimin “Albanian Excellence” në nëntor të vitit 2012, ku u përfshi në listën e 100 personaliteteve për 100 përvjetorin e Pavarsisë.
Alma ju u larguat nga Shqipëria në moshën 10 vjeç, më bën shumë përshtypje fakti që e flisni gjuhën Shqipe kaq pastër dhe nuk e keni harruar atë?
Po është e saktë, që unë u largova nga Shqipëria në moshën dhjetë vjec, duke mbaruar vetëm katër klasa në Shqipëri. Ka qënë merita e prindërve të mi, të cilët gjithmonë kanë folur shqip në shtëpi. Jam me mendimin që gjuha jote kurrë nuk mund të harrohet sado që dikush mund të jetoj në një shtet të huaj.
Familja juaj diçka më shumë dhe ku ndodhen aktualisht?
Prindërit dhe motra ndodhen në Michigan, por kam dhe njerëzit e familjes në Shqipëri. Unë vij nga një familje modeste, të cilët janë shumë të pasur në shpirt dhe sjellje. Jam shumë mirënjohëse ndaj prindërve të mi, pasi kanë sakrifikuar shumë për mua. Ata janë heronjtë dhe thesari im.
Alma ju keni tri vite tanimë që jetoni në Paris, si po  ndiheni për sa i përket jetës dhe punës tuj aty?
Kam shprehur në disa intervista që mua Parisi më frymëzon, dhe akoma kjo ndjenjë frymëzimi nuk është shuar tek unë. Nënë Tereza ka një shprehje shumë të bukur: “Jeta është një luftë, sfidoje”.  Jam me mendimin që kudo që mund të ndodhet individi do përballet me sfida dhe zhgënjime, dhe Parisi sado një vënd që më mahnit ka sfidat e tij.Sigurisht që fillimi për mua në Paris, ka qëne i vështirë, dhe nuk kam dëshirë ta fsheh këte fakt. Pasi mbarova diplomën, dhe me plot ëndrra për të flluar punë, u përballa me një dallgë të madhe për të gjetur punë. Por më në fund mbasi disa muajsh triumfova. Sado që nuk ushtroj profesionin tim politikën, jam e kënaqur me jetën ketu dhe punën që kam në një kompani, Franceze, me një kontratë të kënaqur.
Jeta jua j arstitike si shkon, pasi imazhi juaj ështe parë në disa reklama ?
Përsa i përket jëtes time artistike këtu në Paris, mund të them që e konsideroj veten me fat dhe ka qënë më shumë rastësi,pasi kam qënë e angazhuar në disa projekte reklamash, rrobash, bizhuterish, dhe për “Fashion Ëeek 2011” në Paris, duke punuar me njerëz të njohur në botën e artit si Jean Marc Benzaquen, Flavia Raddavero, Gauthier Joseph, Jana Hernette etj. Nuk e mendoja ndonjëherë që do angazhohesha me art këtu, por ja që dhe jeta ka surprizat e saj. Që në fëmijëri kam qënë admiruese e artit, por kurrë nuk  e kam shtruar atë në një profesion të plotë, ose t’i  dedikohem njëqind përqind artit. Për mua studimet dhe shkolla kanë qënë pikësynimi im kryesor, që kam investuar me plot përkushtim. Për mua nota nëntë nuk ishte e mjaftueshme, dhe kam luftuar gjithmonë të jem mbi notën nëntë, dhe jam krenare që kam mbaruar studimet me mesataren mbi nëntë, duke e këshilluar  brezin e ri kurrë mos të braktisin arsimin edhe nëse janë të rrethuar nga situata të vështira.
Si ju duket Parisi në lidhje me vendin që latë më parë prej një kohe kaq të gjatë ?
Kjo është një pyetje tepër e rëndësishmë që nuk mjafton kjo intervistë për ta diskutuar pasi do pushtone gjithë intervistën. Unë e vizitoj shpesh vendin tim, dhe Shqipëria është e bekuar nga zoti për bukuritë natyrore që ajo afron. Kam dëshirë të futem akoma më thellë kësaj pyetje. Kur në jetë ndjen dhimbje do të thotë që je i gjallë, por kur arrin të ndjesh dhimbjen e dikujt tjetër do të thotë që je njeri. Qytetarët Shqiptarë po përballen me shumë sfida, që nga papunësia e lartë, varfëria, niveli i lartë i korrupsionit, etj. Sigurisht që Shqipëria ka hedhur disa hapa përpara, por këto hapa nuk janë të mjaftueshme. Është shumë e rëndësishme të jemi realist i situatës aktuale në Shqipëri, po kuptuam realitetin jemi më të aftë ta ndryshojmë atë. Nuk jetohet me ëndrra. Personalisht, më dhimbset Shqipëria dhe situata aktuale në Shqipëri e cila është tepër shqetësuese dhe alarmante, sidomos kur mendoj që jetojmë në vitin 2013.Flas me bindje të plotë që Shqipëria i ka të gjitha kapacitet të shndrohet në një Paris, por kjo varet nga dëshira dhe punës që duhet të ushtrojnë politikanët tanë, duke menduar më shumë për qytetarët dhe vëndin.
Sa jeni e informuar me jetën sociale dhe politike në Shqipëri, a i ndiqni?
Sado që unë nuk jetoj në Shqipëri, asnjëhere nuk i kam kthyer kurrizin dhë të kem mbyllur rrënjët e mia. Sigurisht që po, kam qënë dhe vazhdoj të jem lexuese e rregullt të shtypit ditor gjatë jetës time në Amerikë dhe tani që jetoj në Paris. Mund të them që të paktën i kushtoj dy orë në ditë la jmeve. Dua të jem e informuar për situatën politike dhe shoqërore në Shqipëri. Me keqardhje të plot mund të them që janë tepër të dukshme simptomat e kësaj krize morale të shoqërisë dhe politikës tonë të sëmurë. Qytetari shqiptar përballet me to në formën e korrupsionit duke bërë luftë në jeten e tij/saj për të mbijetuar. Shqipëria nuk duhet të ishte në këtë situatë në vitin 2013.
Ka pasur njerëz që kanë kritikuar punën tuaj qoftë në art, shkrimet politike që ju dhanë Çmimin  ne literaturë të ‘Arshi Pipës’ ose në poezitë që ja keni dedikuar Çamerisë?
Përdersisa jetojmë në një shoqëri të lirë, njerëzit kanë të drejtë të kritikojnë dhe të shprehin mendimin e tyre. Kur kam qënë në një moshë më të re, edhe prekesha, nuk është se prekesha nga kritikat, por më shumë nga ligësia e të tjerve. Nqs të gjithë njerezit  do ishin të pastër në shpirt, atëherë bota do ishte me  të vërtet e bukur. Por tani që jam ne një moshë më të madhe,kam kuptuar nga jeta, që do ketë githmonë njerëz që do të gjuajnë me gur, por pyetja që duhet ti bësh vetes është që me kë këto gura do ndërtosh rrugë apo urë? Secili prej nesh duhet të jemi arkitekti i vetes tonë.
Ju jeni ndër të paktat Mise që keni një interes mjaft të madh për vendin tuaj dukë shkruar shkrime dhe folur për drejtësinë, për politikbërjen në të, çne kjo lidhje?
Unë e dua Shqipërinë, dhe të jesh një qytetare duhet të kontribosh me aq sa ke mundësi shoqërisë. Jam nje tifoze e drejtësisë, dhe që në moshën 16 vjeçare vendosa duke diskutuar me prindëerit që do vazhdoja studimet për politike. Ishin imazhet e llahtarshme të luftës në Kosovë që më shtynë akoma më shumë për të studjuar shkencat politikë, dhe më kujtohet vetja e ulur pranë kompjuterit tim duke i shkruar një  letër presidentit American Bill Clinton për situaten tragjike në Kosovë. Mendoj që heshtja është funeral i drejtësisë. Përsa i përket politikës këtu qëndron zemra ime dhe arsimi im. Edukimi është një armë e madhe që mund të ndryshoj botën për më mirë.
Për pak muaj në Shqipëri janë zgjedhjet parlamentare a po i ndiqni zhvillimet tona politike?
Po i ndjek me shumë vëmendje, dhe shpreh një keqardhje të plot kur lexoj për nivelin e gjuhës të ulët që përdoret në parlamentin Shqiptar. Më kujtohen disa fjalë të akademikut Rexhep Qosja, në emisionin e Rudina Xhungës, kur ai shpreh që Parlamenti Shqiptare duhet të jetë pasqyra e Kombit, dhe të frymëzojë Shqiptarët dhe sidomos brezin e ri. Jam plotësisht dakort me zotin Qosja dhe kam një admirim të lartë për të. Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të ketë zgjedhje të lira, të ndershme dhe sigurisht demokratike. Uroj të mos ketë mashtrime apo manipulime dhe procesi zgjedhor të jetë i pastër dhe transparent. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe unë mendoj se zgjedhjet e lira dhe të pastra do ta ndihmonin akoma më shumë anëtarsimin e Shqipërisë edhe në Bashkimin Evropian, duke vërtetuar në sytë e shqiptarve dhe Diasporës që Shqipëria është e aftë të udhëheqi një proces zgjedhor të pastër.
A mendon që do ishte ide e mirë nëse qytetarët Shqiptarë të votonin nëpër ambasadat e tyre kudo gjenden sot të paktën në diasporë?
Vota është shumë e shenjtë për qytetarin, dhe personalisht mua si një qytetare shqiptare do ndihesha tepër e gëzuar nëse do kisha mundësinë të votoja në Ambasadën Shqipëtare në Paris. Por duhet të jemi realist, Shqipëria nuk është në një nivel të lartë demokratik për të udhëhequr këte procedurë nëpër ambasadat e saj në diasporë. Shqipëria ende
nuk mund të konsidero- het si  vëndet e zhvilluara, siç janë Shtetet e Bashkuara  të Amerikës, Shtetet e Bashkimit Evropian –  si Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Holanda, Suedia, Norvegjia, etj. Shpresoj që në të ardhmen kur Qeveria të ketë vertetuar veten e saj, duke ecur tamam në rrugët e demokracisë dhe transparecës, atëhere votimi nëper ambasadat do triumfonte.
Si e parashikon 23 qershorin?
Mendoj që qytetarët Shqiptarë janë të lodhur me situatën aktuale politike në Shqipëri, dhe e presin 23 qershorin me një aspiratë të lartë. Vota është e shenjtë, dhe populli Shqiptar nuk duhet të harroj fuqinë që ka. Në një vend kur qytetarët kanë frikë nga Qeveria,  atëherë kjo është tirani, nëse qeveria ka frikë nga qytetarët e saj kjo është liri. Ka ardhur koha që Shqiptarët tashmë janë zgjuar dhe kanë pjekuri në politikë. Ka ardhur momenti që Shqipëria te rilindi dhe të eci në drejtimin e duhur, dhe zërri popullit do dëgjohet me 23 qeshor.
Ju jeni një ndër të rejat e diplomuara jashtë shtetit, do të donit të ktheheshit në atdhe dhe të vendosnit një gurë themeli ?
Ju falenderoj, por janë me mijëra student shqiptarë brënda dhe jashtë Shqipërisë që kanë mbaruar studimët me nota të shkëlqyera që kanë filluar të vendosin gurë. Kam
pasur kënaqësinë dhe nderin të njoh shumë prej tyrë që sinqërisht më kanë prekur dhe frymëzuar. Shqipërise i nevojitet brezi i ri për të orientuar atë në drejtimin e duhur.