To top
5 Nën

Suela Demiri: para (pas) kuintave

“Asgjë nuk është e jona përjetësisht”, madje dhe ajo që ne e konsiderojmë gjënë më të rëndësishme tonën,jeta, nuk është e përjetshme. Kështu nis e më tregon mes të tjerash teksa gjerbim kafenë, në barin pranë “Klan”-it, moderatorja e lajmeve Suela Demiri në TV informative, më të ri, por që duhet thënë me shumë audiencë, ABC News. Suela ka provuar të ulet në studiot e rëndësishme të ekraneve të ndryshme prestigjiozë, por dhe spektakleve të rëndësishme siç është “Gjeni i vogël”, dhe në fakt dhe nga eksperienca e saj, asgjë nuk është e përjetshme. Sot jemi diku, nesër diku tjetër dhe e rëndësishme është gjurma që ne mund të lemë, dhe atë të sotmen ta bëjmë m shumë pasion dhe përkushtim. Kjo është motoja që Suelën e shoqëron për gjatë gjithë këtyre viteve duke e bërë të qëndrojë fort, me këmbë në tokë dhe e sigurtë.
Ka pak kohë që nuk e gjejmë më në studion e Tv Klan,dhe spektaklin e “Gjeniut të vogël”, që duhet thënë pati mjaft sukses në drejtimin jo vetëm të një prezantueseje, por dhe të një mami të përkushtuar. Tanimë është vendosur në emisionin informativ “Takimi i parë”, ku së bashku me kolegun e saj Bledian Koka, mbajnë të mbërthyer mjaft shikues. Në këtë intervistë Suela, e cila shquhet për një seriozitet, look harmonik, dhe me mjaft eksperiencë i kanë besuar një nga emisionet e rëndësishme, i cili kërkon mjaft, punë, hulumtim dhe përgatitje dhe të ftuar koherent me ngjarjet nga aktualiteti. Jo vetëm kaq Suela, rrëfen marrëdhëniet me kolegët dhe vlerësimin që ka për drejtorin aktual të ABC news, Armand Shkullaku.
Suela aktualisht jeni pozicionuar në emisionin e mëngjesit si po ndiheni tani dhe si erdhi ky bashkëpunim?
Një fjale e bukur thotë: Dita e mirë duket që në mëngjes! “Takimi i parë në ABC Neës”, më ndihmon që ta nis ditën shumë bukur, duke punuar, duke i thënë “Mirëmëngjes” të gjithë shqiptarëve në Shqipëri, por edhe nëpër botë. Duhet të them se janë shumë shumë shumë ata që na ndjekin nga e gjithë bota dhe duan të marrin të parët informacionin. Këtë e kam kuptuar nga mesazhet e pafundmë në Facebook, në emaile dhe telefonatat e pafundme nga çdo cep i botës. Më përmend një shtet ku ka shqiptarë dhe unë do të të tregoj sms-të që më kanë çuar, falenderime dhe urime pa fund. Shqiptarët janë shumë të etur për informacionin dhe i merr shumë malli për atdheun e tyre. Pastaj them dita e mirë nis edhe për teleshikue-sit pasi unë dhe Bledi ju buzëqeshim dhe ju themi “Mirëmëngjes” të gjithëve. Mendoj se është një kënaqësi reciproke. “Takimi i parë”, nisi si një dëshirë e imja që gjithnjë më ka pëlqyer shumë të punoj në mëngjes sepse është pjesa më e bukur e ditës sime, atje ku gjith- një jap maksimumin e energjive dhe kapacitetit tim. Dhe kjo dëshirë gjeti përgjigje dhe mbështetjen e Drejtoreshës sonë të përgjithshme Alba Gina e cila kujdeset për çdo aspekt të punës së televizionit dhe kuron gjithçka. Ishte Alba e cila na bashkoi me Armand Shkullakun. Një bashkim me fat pasi u njoha me një nga njerëzit më të aftë të medias shqiptare. Funksionon shkëlqyeshëm si gazetar dhe menaxher. Ia del të jetë një profesionist i suksesshëm dhe njëkohësisht t’iu lërë shumë hapësirë pjestarëve të stafit të tij të japin më të mirën e tyre.
Sa i vështirë është një emision mëngjesi i përditshëm që kërkon, kohë, impenjim dhe përgatitje?
Nuk do të përdorja kurrë fjalën i lehtë. Pikërisht sepse është i përditshëm kërkon një impenjim shumë të madh, vëmendje të përhershme, energji të intesifikuara. Duhet të jesh çdo ditë në maksimumin e forcave sepse puna e sotme mund të rrëzojë ose lartësojë atë që bëre dje brenda një çasti të vetëm.
Një emision i përditshëm si i juaji në koherencë me ngjarjet nga aktualiteti dhe jeta e përditshme, sa i ndiqni ju zhvillimet politike dhe ato aktuale?
I ndjek çdo çast të ditës. Në celular kam istaluar disa kanale TV, në ipad, në shtëpi vazhdimisht të gjithë televizorët rrinë hapur tek kanalet informative, lexoj patjetetër gazetat, të rejat në FB e kështu me rradhë.
Po lajmet nga bota, ekraneve të ndryshme prestigjioze sa vëmendje u kushton, dhe a ke një emër që të frymëzon?
Një pjesë e rëndësishme e programit tonë është edhe leximi i shtypit ndërkombëtar të ditës. Gjë që kërkon nga unë një informim të rregullt dhe shumë më të detajuar edhe se informacionet nga Shqipëria. Euronews e BBC News patjetër janë kanalet që ndjek më tepër.
Jeni duke bashkpunuar me Armand Shkullakun një prej emrave mjaft prestigjiozë dhe koherent aktualisht, çfarë vleresoni më shumë tek ky bashkpunim dhe si po ndiheni në studio e mëngjesit?
Punohet me të vërtet shumë në prapaskenë ose prapastudio, quaje si të duash, që pastaj në transmetim çdo gjë të duket e lirshme dhe e lehtë. Ketij rasti do t’i përgjigjej a jo shprehja: ”Një liber i shkruar kolla j mezi lexohet dhe një libër i shkruar me lodhje lexohet me një frymë”. Profesionalizmi dhe vlerat e Shkullakut kuptohen shumë thjesht. Mjaft të shohësh ABC News dhe e kupton se i ka ndryshuar tërësisht mazhi dhe përmbajtja, jo vetëm unë por e gjithë publiku e vlerëson si Televizionin infomativ më të mirë në të gjithë Shqipërinë. Kam frikë se Shkullaku mund të jetë për diçka i mërzitur, se mos në Kosovë e shohin më tepër se Klan Kosova, të cilën ai e ngriti nga e para me duart e tij. Unë vetë Shkullakun do ta vlerësoja si njeriun i cili di t’i japë zgjidhje çdo situate të vështirë, një menaxher humë të mirë dhe që si rrallë ndonjë drejtor tjetër nuk vë kufij dhe limite tek hapësirat për stafin e tij. Çdo njeri ka shanse të tregojë veten dhe kapacitetet e tij qoftë gazetar, spiker, kameran, montazhier, grimierë. Në fakt Suela Armandi duhet të jetë krenar që Abc news shihet mjaft në Kosovë, duhet thënë dy “dashuri” tashmë të mëdhaja të tij…Kaq mirë sapo flet për drejtorin do ju shtohet konkurrenca… E vlerësoj shumë konkurrencën dhe e kërkoj.Nëse nuk ka konkurrencë nuk ka ecje përpara. Njeriu e ka shumë të lehtë të kënaqet me veten dhe të përshtatet.
Ju shoh se shpeshherë përqafoni rrotacionin çka do të thotë, mëparë në edicionet e ndryshme të ditës, prezantim, regji dhe tani emision mëngjesi i druheni monotonisë?
Kjo është e vërtet. Monotonia është diçka që nuk e dua as rutina nuk më pëlqen. Më pëlqen lëvizja, ndryshimi…pastaj më duket se kam shumë gjëra për të dhënë dhe që mund t’i shpërfaq në shumë aspekte.
Atëherë të kthehemi disi mbrapa në kohë, di që në londër keni realizuar një specializim si ka qenë kjo eksperiencë dhe të pakta spikere e kanë, për të mos thënë që spikeret tona nuk vijnë as nga terreni në të shumtën e rasteve…?
E konsideroj si pasuri çdo udhëtim apo shkollë jashtë shtetit apo dhe jashtë qytetit. Sa herë që kemi mundësi dhe kohë duhet të lëvizim, të ndryshojmë ambient, të shohim dhe mësojmë gjëra të reja. Është përvoja që nga Radio-Korça dhe deri te Channel 4, të cilat si copëza të një mozaiku bashkohen me njëra-tjetrën dhe formojnëSuelën, që ju shikoni sot.
Ju jeni jo thjesht një spikere por dhe një gazetare kërkuese çfarë mendoni se duhet tjetër për të qenë e suksesshme?
Dashuri shumë dashuri për punën. Gjithçka bëhet mirë kur nuk mungon pasioni…
Suela ju jeni spikere, gazetare, por dhe regjisore e prezantuese ku ndiheni më mirë?
Ndihem mirë atje ku janë të gjitha bashkë këto elementë të spektaktlit sepse ndihmojnë njëratjetrën dhe më kompletojnë. Ndaj me pëlqen edhe “Takimi i Parë”, ka shumë lëvizje, ritëm, lidhje direkte por edhe buzëqeshje. Është një spektakël mëngjesi në vetvete. Mungon kënga, do doja të ishte por mbase me kohën ku ta dish…
Meqënëse është kanal informativë këngën duhet t’ia lini ekraneve të tjerë?
Pak muzikë nuk të bën keq asnjëherë dhe në asnjë moment. Edhe fushatat elektorale bëhen në shoqërinë e muzikës, atëhere pse jo edhe ne.
Dihet që në fushën e medias ka mjaft xhelozi, luftë e ftohtë, a keni marrë gjithnjë atë çka keni dashur, apo ka dhe raste të kundërta…?
Asgjë nuk është e jona përjetësisht, duhet ta shijojmë përsa kohë e kemi dhe meqë e nisëm me shprehje pop ullore e vazhdojmë kështu: Unë i kam nxjerrë, siç thotë populli, ujë të zi çdo momenti në jetën time. Jam kënaqur shumë dhe jam argëtuar. Hyj patjetër në atë pjesën me fat të njerëzve që bëjnë punë të cilën e kanë zgjedhur vetë dhe nuk ia u ka detyruar jeta për një rrethanë apo një tjetër.
Ju shoh gjithnjë e më në formë ku qëndron sekreti?
Tek të gjitha sa folëm më sipër. Tek dashuria për profesionin, për atë që krijon, tek dashuria dhe vetëm dashuria, ajo të bën të bukur.