To top
6 Nën

Arshela Arapi,nje Diplomate ne Boten Frankfone

Arshela një diplomate e re diçka më shumë rreth jush për lexuesin shqiptarë ?
Jam lindur dhe rritur në Tiranë. Jam produkti biologjik i dy prindërve të mrekullueshëm, një mama je mjeke dhe një babai fizikant, i dy njerëzve të apasionuar në jetën personale dhe të realizuar profesionalisht. Dy prindër për të cilët veç dashurisë së pakondicionuar gëzoj edhe një respekt të veçantë. Të dy thellësisht frankofilë, gjë që ka influencuar jo vetëm edukimin tim por dhe zgjedhjet e jetes sime… I përkas brezit që njohu dekandencën e sistemit komunist, rënien e mureve të diktaturave, azilin politik të Kadaresë, demostratat që paraprinë zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri…. I përkas brezit të parë të studenteve të degës së brishtë të aso kohe Filozofi- Sociologji, fakultet tashmë i konsoliduar…E rritur në një ambjent familjar me dominancë shkencat e natyrës, dëshiroja me çdo kusht t’u shkëputesha atyre, dhe ia arrita të bind mamanë time për të vazhduar studimet në degën e Filozofisë … zgjedhje për të cilën s’ndjej aspak keqardhje sepse kjo e fundit nuk ë shtë pjesë e natyrës sime optimiste, por liria e zgjedhjes sime nuk i la alternativë vëllait tim veçse të garantonte vazhdimësinë. Aktualisht, ai ushtron profesionin e mjekut. Zgjedhja e kësa j dege studimi, risi e asokohe, do të ndikonte dashur pa dashur në rrjedhën e jetës sime. Në vitin e dyte të shkollës së lartë, falë rezultateve të larta munda të isha një prej tre studenteve të para që përfituan nga bursat e programit Erasmus të dhëna për Evropën Lindore..
Si shumë bashkëmoshatare të mi, mora rrugën për të vazhduar studimet e larta jashtë vendit, fillimisht në Montpellier, për të vazhduar më pas në Paris. Ishte kontakti i dyte me Francën, pasi kisha realizur tashmë një shkollë verore që me kishte mundësuar prekjen nga afër të një bote tjetër, atë që kaq shumë e kisha ëndërruar… Kështu filloi përballja me një realitet i cili përtej ëndrrës, m’u shpalos i vështirë, me sfida të një pas njëshme, ku konkurrenca ishte dhe është kryefjalë .
Di qe prej vitesh gjendeni në Francë dhe që ushtroni profesionin e dipomates ?
E laureaur në fushën e sociologjisë politike në Montpellier, u punësova si konsulente junior në një nga kompanitë më të njohura në fushën e rekrutimit të burimeve njerëzore « Hudson Global Ressources » në Paris (e kam cilesuar por besoj se nuk ë shtë e rë ndë sishme të thuhet… J’ua lë ta gjykoni). Eksperiencë tepë r interesante e cila më mundë soi njohjen transversale të botës së biznesit francez, me ushtroi aftësinë në diagnostikimin e diversiteteve të karakterit njerë zor, më përgatiti ndjeshëm në fushën e komunikimit etj…Ndërkohë që këtë profesion e ushtrova për rreth tetë vjet, dëshira personale përnjë kualifikim i cili do të më optimizonte profesionalisht me nxiti të ndërpres karrierë n profesionale dhe t’i rikthehem bankave të shkollës për të kryer një program të specializuar pranë shkollës superiore tregtare ESC në Paris. Përfundimi i tij koiçidoi me pranimin tim në sistemin diplomatik shqiptar.
Prej sa vitesh gjendeni në rrugën e diplomacisë , si ka qenë a jo për ju?
Prej mëse shtatë vitesh ushtroj profesionin e diplomatit, në perceptimin tim ky profesion të ushqen ndjeshëm kuriozitetin, të stërvit sensin kritik, të marrjes së distancës në gjykim, të neutralitetit në vlerësimin dhe analizën e çështjeve të ndryshme qofshin këto të karakterit politik, ekonomik, kuturor etj. Ë shtë një profesion që kërkon një përgatitje serioze, përshtatje, nuhatje, zhdërvjelltësi intelektuale… Për më tepër, të qenurit diplomat i një shteti të vogël si i yni, dhe e vetëdijshme për përmasat dhe peshën modeste që ka në skenën botërore, e vështirëson prezantimin e një diplomati. Kur flas për vështirësi nuk i referohem kompleksit të inferioritet për kundrejt të mëdhenjve me të cilët kemi fatin të ulemi në tryezat dhe forumet ndërkombëtare, vështirësia qëndron në gjetjen e qasjeve pragmatiste shpesh herë dhe qëndrimeve « agresive» që duhet të mba jmë në tra jtimin e problematikave, në bërjen e lobingjeve, për të rua jtur legjitimitetin e barazisë.
Diplomacia dhe politika i ndan një fije e hollë përsekeni zgjedhur diplomacinë ?
Diplomaci dhe politika në sensin konceptual janë të lidhura ngushtë, shpesh herë janë plotësuese të një ra tjetrës, por kanë dhe një ndryshim madhor. Politika dikton strategjitë shtetërore dhe diplomacia mundëson aplikimin e tyre… Ë shtë e vërtetë që shpesh hendeku mes të bërit diplomaci dhe të bërit politike mund të ngushtohet dhe të kalohet lehtë nga një ri tek tjetri dhe anasjelltas.
Po t’i referohemi konceptit të Aristotelit, njeriu është një qenie që bën politikë në polis (qytet).Vetë profesioni i diplomatit të ushtron në analizën politike, por të mos biesh pre e ngjyrimeve politike në punën e përditshme përbën dhe një nga sfidat që e bëjnë një diplomat të suksesshëm apo jo. Të bërit politikë është pasion gllabërues, intrigues, me intesitet dhe dinamikë jo të zakonshme, të kërkon të gjesh në vetvete forca ripërtëruese të fuqishme, kërkon qetësi dhe durim…. Por politika jo rrallë të shteron intelektualisht për shkak të in tensitetit të sa j, të ballafaqon me disfatën individuale dhe kolektive, shpesh të ezauron publikisht… Në  perceptimin tim, politika moderne është larg konceptit të politikës idealiste të Platonit ku virtuti dhe vlerat mbizotëronin etj… dhe shumë pranë modelit makiavelist ku politik-bërësi ka vetëm një qëllim suksesin gjë që përjashton moralin …Dhe ndoshta, po të mos e mendoja kaq gjatë mund edhe të kisha zgjedhur Politikën….
Jetën kulturore, politike franceze sa interes tregoni për të ?
Të tre elementët që më përmendi janë pjesë e punës sime të përditshme…. Në fakt e adhuroj profesionin e diplomatit sepse përveç obligimit të të qënurit i përditsuar me aktualitetin francez në të gjitha fushat, më ka dhënë mundësinë të gërshetoj punën me kënaqësinë….
Çfarë ju pëlqen më shumë nga Parisi?
« Parisi mbetet pa dyshim qyteti më i bukur në botë… » Shpeshhere e dëgjoj këtë shprehje nga të njohur dhe të panjohur. Dashur pa dashur është e vërtet… Shpesh më ka ndodhur të largohem drejt destinacioneve të panjohura, dhe vetëm në ato momente kuptoj që Parisi më është i rë ndë sishë m… Më pëlqen ky qytet sepse të shfaqet si një roman i cili nuk njeh fund. Parisi të ofrohet si një kapitull i hapur patematikë specifike, ku çdokush mund të shkua jë historinë e tij.
Parisi me rrugët, rrugicat, sheshet, ndërtesat ku secili prej tyre dëshmon natyrshëm histori legjendare të njohur botërisht. Parisi është një qytet që nuk të lodh asnjëherë, dhe të rezervon gjithnjë surprizën e njohjes së diçka je të re. Parisi të ofron një vitalitet artistik kozmopolit, karakteristikë dhe privilegj i qyteteve shumë të mëdha. E kam fjalën për ekspozitat e panumurta, për morinë e sallave të teatrove, për diversitetin e shijeve muzikore etj… Parisi të bën « pre » të literaturës së djeshme dhe të sotme, të diversitetit dhe vitalitetit. Paris është qytet provokues, është simbol i dashurisë së pa mundur, i kënaqësive të kabareve Frech Cancan të Moulin Rouge…. pjesë e pandarë e trashëgim nisë parisiane….Në memorien kolektive Parisi është kryeqyteti i të qenurit Chic & Sophistiqué.Në fakt…nuk jam shumë e vështirë gjithçka e tij më pëlqen.(qesh)
Në tiranë vini shpesh?
Kam fatin të jem nënë e një va jze tre vjeçare së shpejti, me emrin Charlise, e cila është pjesë e pandarë e imja, la jtmovi im… Ajo ka ardhur në jetë në Paris. I dedikoj shumë kohë edukimit të sa j dhe më duhet ndër të tjera të mbush dhe boshllëkun që krijon mungesa fizike e gjyshërve të sa j, të cilët virtualisht janë shumë të pranishëm në jetën tonë. Nuk mund ta privoj Charlise nga fati i të pasurit gjyshër shumë aktivë dhe aq më pak t’i privoj ata nga roli i mrekullueshëm i gjyshërve, sidomos mamanë time së cilës Charlise i ngjan shumë në karakter… Dua të mba j të pranishme në formimin e Charlise origjinën…. Ë shtë shumë e rëndësishme të dish se nga vjen për të ndërtuar diçka solide… Pra kjo është një arsye shumë e fortë që unë të krijoj mundësinë e të qenurit sa më shpesh pranë familjes sime dhe të jem në qytetin tim, i cili ndonëse i metamorfozuar përsëri mbetet shumë i dashur për mua.
Pas Parisit ku mund të vijojë udhëtimi jua j?
Kjo gjë i mbetet të ardhmes të vendosë… Vendim apo dëshirë, në dy rastet do t’i nënshtrohet gjeometrisë varibël, dua të them që kjo do të kondicionohet nga rrethanat..