To top
10 Nën

Andis Harasani, mes Ramës dhe Malajt

E ndan jetën mes Shqipërisë dhe Amerikës. Aktualisht është vendosur aty si një sipërrmarrës i firme ndërtimi, pas lënies përkohësisht të politikbërjes. Bëhet fjalë për një nga ish-deputetët e PS, Andis Harasani. Nuk i pëlqen të flas shumë për shkëputjen e papritur nga politika, sesa është entuziast për të folur për jetën e re.
Në një rrëfim ekskluziv lë të hapur idenë e një rikthimi të mundshëm mes miqsh të tij politikanë, ku shpreson se ndoshta fitorja e Partisë Socialiste nga e cila u shkëput para një viti, mund ta rikthejë sërish në kryqytet. Në këtë intervistë Harasani rrëfen marrëdhëniet me miqtë amerikanë,takimi me Obamën, miqtë shqiptarë, lidhjen e ngushtë me familjen, kohën e lirë, pasionin e tij, “çmenduritë” e (pa)relizuara më parë…
Ju keni disa mua j që jeni larguar nga fusha e politikës, cila ka qenë shtysa që keni marrë këtë vendim?
Kam folur gjatë për këtë çështje. Dhe sa më shumë kalon koha mendoj që mora vendimin e duhur. Kisha nevojë të shkëputesha nga pozicioni i deputetit pasi nuk gjeja më veten time aty. Është kjo një shkëputje përfundimtare…..Mendoj që jo. Nuk besoj në gjërat përfundimtare…
Ditët e para pa statusin e deputetit?
Njësoj si ditët, shtatë vite deputet. Nuk ka ndryshuar asgjë.
Raportet me politikanët, sa i ruani dhe a mund të veçoni ndonjë?
Unë i kam miq dhe nuk i shoh si politikanë apo jo. Me të gjithë kam pothuaj po ato raporte që kam pasur dhe kur isha deputet. Gjithsësi për tju përgjigjur pyetjes tua j flas shumë shpesh me Ramën dhe me Malajn.
A e ndjeni mungesën e Tiranës, Shqipërisë?
Shumë. Shumë më shumë se e mendoja. Ndiej mall dhe për gjëra që nuk e mendoja ndonjëherë që do më mungonin.
Cila është të themi jeta jua j e re, në Amerikë, aktivitet tuaja aty?
Më futi në mendime kjo pyetje. Jam shumë i sinqertë kur them që në thelb jeta është njësoj kudo që je. Janë të njëjtët tip njerëzish me të cilët shoqërohesha në Shqipëri ashtu si dhe këtu. Mbledhjet e komisioneve dhe mbledhjet në grupin parlamentar zëvendësohen këtu me mbledhje pune. Me takime me partnerët dhe me kompanitë me të cilat punoj dhe të cilëve u kërkojmë të na besojnë punët e tyre.
Kemi parë të publikuar një foto ku ju keni qenë i pranishëm në një aktivitet të presidentit Barak Obama, si u gjendët aty?
Falë Fatmir Mediut dhe Arben Mala jt. Ata më pranuan në një grup shumë simpatik dhe pozitiv që quhet “Mëngjesi i Lutjeve”. Ajo foto është bërë në një nga takimet e Mëngjesit të Lutjeve në Ëashington kur Presidenti Obama mbajti një fjalim.
Raportet me amerikanët?
Ku janë amerikanët? Sepse më këdo që takohem janë shqiptarë, malazezë, italianë, irlandez, etj, etj…Përtej shakasë mendoj se dhe arsyeja pse Amerika është Amerikë është sepse askush nuk e vret mendjen se nga vjen dikush.
Profësioni juaj, tashmë që nuk merreni me politikë?
Nuk e di kush është profesioni im më. Momentalisht merrem me një kompani që operon në fushën e ndërtimeve. Manaxhoj punët e kompanisë time dhe kohën e lirë (e cila është më shumë se do doja) e kaloj duke u marrë me hobet e mia.
Familja juaj… sa e vështirë ka qenë raporti kur ju ishit deputet dhe si ka ndryshuar tani?
Nuk ka qenë i vështirë në asnjë moment. Gjithnjë kam pasur mbështetjen e familjes në çdo hap që kam bërë dhe kjo e ka bërë më të lehtë çdo hap që kam hedhur. Sigurisht që më kanë munguar fëmijët kur nuk isha me ta çdo ditë dhe kjo është dhe arsyeja që sot jam këtu.
Çfarë është familja për ju?
Familja është gjithçka për mua ashtu si dhë për këdo. Familja është burimi i frymëzimit dhe forcës për të ecur përpara.
Cilat janë pasionet apo çmendurit që nuk mund t`i bëni dot?
Nuk besoj se di si t`i përgjigjem kësa j pyetjeje. Sinqerisht. Mendoj që kam bërë ç`kam dashur në jetë. Një çmenduri që sot nuk do e bëja dot? –Të zhdukesha pa lënë gjurmë për muaj të tërë. Të zhdukesha e të udhëtoja nëpër vende të ndryshme pa valixhe më vete, pa rroba dhe vetëm me një kartë krediti në xhep.
Fundjava… ju thotë një ditë ndryshe?
Jo. Asnjëherë s`më ka thënë një ditë ndryshe. Kam qënë më shumë fat në jetë që kur kam dashur një ditë të jetë fundjavë ka qenë. Pra kam mundur që të bëj në ditë jave atë që mund të bëja në fundjavë. E vetmja gjë që nuk mund të bëja në ditë jave, ishte të shihja futboll që zakonisht luhet në fundjavë..
Tifoz …
Me Bayern Mynih jam aq tifoz sa këtë radhë dogja biletat për në Barcelonë dhe për në Londër pasi kisha bindur veten, që kur shkoj unë t`i shohë, ata humbasin. Bindje që vjen nga dy finale të humbura. Dhe nga një shok me të cilin shkoja në finale, shok që dhe kur nuk ishte vetë kundër Ba jernit, më bëhej djali i tij kundra. Megjithëse është nga miqtë që kam dhe nuk ia marr për keq që u bë me Internin në finalen në Madrid, pasi është gëzim që Interi e ndien një herë në 40 në vite. Ndërsa në Amerikë ndjek më shumë dëshirë basketbollin
amerikan. Kam pas fat që të shoh shumë ndeshje live, disa dhe në parketë falë biletave që më ka dhuruar shumë një shok shumë i mirë këtu. NBA është art, jo vetmë sport Keni dalluar për një stil të veçantë (kështu flitet në Tiranë) përsa i përket veshjes sua j. Ç`do të thotë për ju të konsideruarit “njeri me stil? – Të falenderoj. Mendoj që të jesh njeri me stil do të thotë në thelb të jesh vetvetja
Gjëja pa të cilën nuk nisni dot ditën?
Dy ekspreso, një pelegrino dhe dy cigare Marlboro të bardha të prodhuara në Gjermani
Cila do të ishte arsyeja që do të mund t`iu kthente përfundimisht në atdhe?
Fitorja e PS
Ku ju gjen kjo orë?
07: 00 – Në krevat
10:00 – Në punë
12:00 – Në dreke
16:00 – Në pune
20:00 – Në kafe ose në Restorant
22:00 – Gjithnjë në shtëpi duke lexuar