To top
2 Dhj

Botuesi i Kadaresë ‘ftesë’ publike Samir Manes: Ndiq këta shembuj!

Bujar Hudhri, botues i Ismail Kadaresë i është drejtuar biznesmenit Samir Mane dhe ‘dhjetëshes së më të pasurve të Shqipërisë që të kthejnë sytë nga libri dhe kultura’. Drejtori i botimeve ‘Onufri’ ka sjellë shembullin e Bill Gates, dhe 184 pasanikëve të tjerë nga e gjithë bota, që kanë krijuar një Fondacion me qëllim që pasuritë e tyre pas vdekjes t’ia kalojnë publikut. Në një editorial për gazetën e përjashtme Ex Libris, botim i Sh.B. Onufri, Hudhri sjell edhe shembullin e Ylli Sulës, biznesmenit që organizon me shpenzimet e veta çmimet e përvitshme Kult, ‘një kontribut për kulturën’.

Hudhri kujton edhe librarinë e madhe ‘Bookstore’ në TEG, një prej zotërimevetë Manes, që u hap me bujë dhe, pasi u zvogëlua disa herë, u mbyll fare ‘sepse dilte me humbje’. Ai flet edhe për peripeci të tjera në kontaktet me ‘Bookstore’.