To top
3 Dhj

Pas Majlinda Bregut edhe Jozefina Topalli merr një detyre të re

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli është emëruar si eksperte e misionit të OSBE-së në Malin e Zi. Lajmin e ka bërë të ditur Parlamenti i Malit të Zi, në një informacion të bërë publik në datën 10 tetor.

Në njoftimin e Parlamentit të Malit të Zi thuhet se Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me kryetaren e Komisionit Legjislativ, Marta Sçepanoviç dhe anëtaren Jovanka Laliçiç.

Gjatë bisedës, ata shprehën kënaqësi mbi bashkëpunimin e tyre deri tani dhe theksuan nevojën për trajnim shtesë dhe shkëmbim të përvojave dhe praktikave të mira në mes të parlamenteve, kryesisht në nivel të stafit parlamentar.

Jozefina Topalli merr këtë detyrë pas një karriere të gjatë në jetën politike shqiptara, si deputete e Kuvendit dhe me disa poste drejtuese në PD.

Topalli u la jashtë listave të PD pasi Lulzim Basha mori drejtimin e partisë.