To top
9 Jan

Britney Spears i përgjigjet motrës së saj me deklarata të forta!

Këto nuk janë kohë të mira në familjen Spears. Jo shumë kohë më parë, Jamie Lynn Spears, ylli i ‘Zoey 101’ u shpreh se sa e ndërlikuar ka qenë jeta e saj të qenit motra e dikujt aq të famshëm sa Britney Spears.Pavarësisht këtyre deklaratave, Jamie ka thënë gjithmonë se ndihej shumë me fat që kishte një motër, por ajo që tha nuk i pëlqeu superyllit Britney. Spears nuk është përmbajtur ndaj deklaratës së motrës së saj dhe ka postuar në Instagram: “A është e vështirë të jesh motra ime? Atëherë provo të jesh unë”.

Pasi e komentoi këtë, ajo ka rrëfyer të gjitha përvojat e këqija që ka kaluar ndërsa familja e saj i shijonte paratë dhe ajo nuk kishte absolutisht asgjë. Ylli në mbyllje të mesazhit ka shkuar, “Të them të drejtën, jam e habitur me vështirësitë që thua që ke pasur me mua si motër… Më vjen keq që ndihesh kështu, por mos u kthe më duke gërmuar”.

Dihet gjithmonë se marrëdhënia mes dy motrave nuk ka qenë e mirë, ndonëse asnjëherë nuk kanë pasur përplasje të mëdha.