To top
24 Jan

Bukuroshet që bëjnë biznes me emrin e tyre

Bukuroshet që bëjnë biznes me emrin e tyre
I është dashur padiskutim shumë kohë, punë dhe mund për të ndërtuar emrin e tyre, famën dhe të ardhmen. E ndërsa për të ndërtuar një biznes padyshim do ta kenë më të lehtë. Bëhet fjalë për disa vajza bukuroshe, pas emrit të të cilave sot fshihet një biznes dhe pse jo të ardhura të majme. Ne po ju sjellim disa prej tyre.
Bukuroshja kosovare, Agnesa Vuthaj ka pak kohë që ka krijuar “Agnesa Vuthaj Fashion”. Një linjë kjo e re veshjesh dha aksesorësh e krijuar nga bukuroshja kosovare.
“Agnesa Vuthaj Fashion”, një markë ekskluzive për femra, ofron stilin shik, elegant dhe glamur. Brenda linjës gjenden kombinimet e përditshme, por edhe veshje apo aksesorë për mbrëmjet festive dhe skenike.
 
alketa-vejsiu-578x357Alketa Vejsiu është një dër emrat e njohur të ekranit shqiptar e cila tanimë krahas profesionit të saj ka ngritur së fundmi ka dhe një biznes thonë të suksesshëm, por koha do ta tregojë.  Prezantuesja ka pak kohë që ka ngitur agjensinë e saj “Class by Alketa Vejsiu” me fustane nusesh dhe zbukurime dekoresh e ambjente tepër eliatarë. Thonë se së fundmi prezantuesja ka mundur të arredojë dhe mjaft ambjente eventesh, duke mënjanuar kështu dhe rivalët më të fortë në këtë fushë prej vitesh. Jo vetëm kaq prezantuesja ka mundur të ngrejë dhe një revistë në web  revistën “Class”.
 
 
 
 
 
armina
Armina Mevlani një ish- Miss, e cila vjen nga fusha e gazetarisë ku prej vitesh punoi dhe drejtori një revistë mode, nuk mundi të qëndrojë indeferente, e ndërsa në revistën e saj prezantonte trendet më të fundit në sfilatat ndërkombëtare. Brenda një kohe të shurtër ajo mundi të hapë në Tiranë, madje në zemër të ish- bllok-ut, butikun e saj më të ri “Delirium Shop”, ku ajo ka mundur të sjellë disa firma shumë elitare për një publik shumë zgjedhur, firma të cilat Armina shprehet se i është dashur punë për t’i sjellë prezent në Tiranë me cilësi dhe çmim të njëjtë si në vendet e tjera të Europës. Ne ju urojmë bukurosheve suksese në bizneset e tyre!