To top
26 Jan

Pas 4 muaj martesë, çifti i famshëm George Cloonet dhe Amal Alamudin janë ndarë.

Gjithnjë e më shumë përforcohet ideja se njerëzit e njohur në botë çfarë nuk bëjnë  për të fituar sa më shumë famë, gjë e cila nuk u besua kështu edhe në çiftin e njohur George Cloonet dhe Amal Alamudin. U besua se ajo dasëm madhështore do të zgjaste të paktën shumë kohë. Por ja që tabloidët rozë, dhe të përditshmet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur të shkruajnë  se pas 4 muaj martesë, çifti i famshëm janë ndarë.
“In Touch” hapet me një foto të çiftit dhe me numrin 200 milionë dollarë, ndërsa revista “OK” shkruan se avokatja nuk ka pas dëshirë të shoqërojë të shoqin në ndarjen e çmimeve Oscar. Të gjitha thashethemeve që po qarkullojnë i ka dhënë fund avokati i Clooney, Stan Rosenfield, i cili ka përgënjeshtruar çdo lajm, duke e cituar si të rremë.
“Janë thjesht thashetheme për të shitur sa më shumë kopje të gazetës”, – ka thënë Rosenfield. Sipas “OK Magazine”, vendimi për tu ndarë është marrë nga Amal, pasi dëshira e saj për të pasur një fëmijë nuk është mbështetur nga George. Më tej shtohet se avokatja me origjinë nga libani është bërë tepër xheloze dhe nuk i kanë pëlqyer takimet e shumta me femra të bashkëshortit.