To top
25 Tet

Carlo Bollino, opozitar në ADN

Gazetari i njohur italian Carlo Bollino vjen në një rrëfim mbi librin e tij më të fundit, shtysë për të shkruar, investiguar e për të sjellë diçka të re për lexuesit mbi një çështje të shumëpërfolur si ajo e armëve. Marrëdhëniet e mira me Kryeministrin Edi Rama, opinionet mbi ish- Kryeministrin Sali Berisha dhe kreun aktual të PD-së Lulzim Basha. Jeta, profesioni, vështirësitë e një sipërmarrësi dhe familja e tij e vogël në Tiranë. 

 Anila Çuli

një njeriu të madh, siç ishte Dritan Hoxha (ish-presidenti i Top Medies). Nuk  ishte  opinioni  i  një  gazetari  shqiptar,  por  i  italianit  Carlo  Bollino. Te ky gazetar lufte, tepër i njohur në qarqet gazetareske italiane dhe shqiptare,  si  dhe  në  arenën  politike,  më  tërhoqi  vëmendjen  stili  dhe frazat e përzgjedhura, të shprehura bukur e saktë në gjuhën shqipe. Kisha  dëgjuar  për  gazetarin  italian,  i  cili  deri  vitin  e  shkuar  e  ndante jetën e tij profesionale mes medies italiane dhe asa j shqiptare (pasi ka qenë drejtori i “Mezzogiorno”-s për shumë vite me radhë, gazetës më të madhe në ra jonin e Pulias dhe korrespondent i Ansas, e fitues i mjaft cmimeve ne gazetari), por nga afër nuk e njihja.  Përpos dhimbjes së ikjes së një miku, një ish-kolegu, shkruante mes rreshtash se si  gazetarë dhe  media  opozitare  kishin  ndierë  padrejtësi  në  kurriz  të  tij  dhe  të medies që ai drejtonte asokohe. Më shumë përshtypje më bëri opinioni i një gazetari tjetër shqiptar (që vështirë se vlerëson njeri më shumë se veten), teksa shprehej me një konsideratë dhe vlerësim të lartë, duke e vlerësuar Bollino-n si “babai i medies shqiptare”.Më  erdhi  mirë  që  këtë  opinion  real  e  lexoja  të  shkruar  e  zeza  në  të bardhë,  pasi  në  rrethin  tonë  gazetaresk  është  e  vështirë  të  dëgjosh opinione reale vlerësuese. Në  një  bashkëbisedim  me  ambasadorin  e  Bashkimit  Europian  në Tiranë, Ettore Sequi (gjatë një interviste), teksa flisnim për mediet dhe gazetarët në Shqipëri, i pohova se vlerësoja shumë Carlo Bollino-n. “E di, por ai nuk është shqiptar”,- më kundërshtoi Sequi, duke u treguar paksa “xheloz” që Shqipëria i ka “përvetësuar”, Italisë një gazetar të tillë. (E ndersa  më pas nuk hezitova t’i rendisja disa emra të tjerë gazetarësh të parapëlqyer prej meje).Në fakt, Carlo Bollino duket se është një shqiptar i vërtetë tanimë. Ka mbi  20  vjet  që  jeton  në këtë  vend  dhe  është munduar  të  përshtatet me  problemet  dhe shqetësimet  tona.  Nuk është  mërzitur  –  madje mua më duket se ndihet i lumtur në këtë vend. (Nuk e di, por në mendjen time më  është  ngulitur  që  të hua jt  këtu  gjejnë  para jsën.) Po,  Carlo  ndihet  vërtet  shumë mirë.  Është  munduar  shumë  të arrijë  deri  këtu,  i  është  dashur  të përplaset  shpeshherë  me  rivalitetin  në  media, me politikën e ashpër ku, duke qeshur më shton se “më ’95-n e kanë shpallur persona non grata (person i padëshirueshëm), por më vonë,- më shpjegon,-  e  kanë  kuptuar  gabimin  dhe,  ja  ku është.  Një  gazetar  i  suksesshëm,  një  pronar mediesh i suksesshëm që drejton një media me profesionalizëm, nga duart e të cilit kanë dalë mjaft gazetarë të mirë e që, në fund të fundit, i shërben opinionit publik shqiptar.Carlo nuk ka pikën e dëshirës të flasë në media, sidomos  për  vete.  Punon  shumë  dhe  pjesën më të mirë të kohës ia dedikon profesionit. Dy gazetare  i  kisha  dërguar,  dhe  kishin  dështuar në  përpjekje  për  ta  pasur  gazetarin  italian  në faqet  e  revistës  “Elite”.  Sigurisht,  Carlo  është modest,  nuk  e  thotë  “jo”-në  “e  prerë”,  ndërsa vlerëson  shumë  gazetarët  këmbëngulës. “Armët” ishin ato që e rikthyen vëmendjen time drejt këtij personazhi, për ta pasur në faqet e revistës. Sigurisht, këtë herë profilin e gazetarit italian, ia besova vetes.E takoj në zyrën e tij, pranë Tv  A1  Report.  Është  tepër korrekt  në  takimin  tonë, nuk  lëviz  nga  minuta, veshur  hijshëm  me  një kostum gri. Flet një shqipe të  pastër,  saqë  mendoj  se është  i  hua ji  më  interesant që  e  flet  shqipen  bukur  dhe në  një  mënyrë  të  çuditshme. Bën  ndonjë  gabim  në  të  folur, por  edhe  kap  shumë  gabime  të gazetarëve në drejtshkrim.Hera e fundit që e takova ishte në promovimin e  librit  të  tij  “Heshtja  e  dyfishtë”,  hedhur  në treg  nga  shtëpia  botuese  “Toena”,  promovuar mes  miqsh,  kolegë,  artistë  dhe  politikanë, mes  të  cilëve  edhe  Kryeministri  i  vendit  Edi Rama, kryetari i Parlamentit Ilir Meta, ministrat Mimi  Kodheli  e  Ditmir  Bushati.  Një  promovim interesant,  ku  dukej  sikur  Carlo  vijonte investigimin, duke u drejtuar pyetje të ftuarve (në rastin konkret politikanëve), të ulur në panel e ku u përfshinë dhe të pranishmit në sallë.Pyetja e parë që më vjen vetiu e që nuk hezitoj t’ia bëj: Carlo, si është pritur libri jua j dhe përse me një libër tanimë – pasi mund të themi ka përfunduar debati  i  shumëpërfolur  i  armëve  –  kur  është shuar interesi? Çfarë sillni ju të re për lexuesin tonë? “Një pjesë e opinionit e ka pritur mirë. Shumë e kanë konsideruar një produkt politik, por nuk është ashtu”. E me të drejtë, pasi ai njihet si mik i afert i  Edi Ramës dhe i mjaft politikanëve të ma jtë.  “Nuk  është  libër  ku  renditen  intervistat e  mëparshme,  por  është  një  libër  investigues. (Këtu  duket  që  bën  krahasimin  me  kolegët shqiptarë,  me  ata  që  bëjnë  libra  dhe  “copy paste” intervistave të tyre). Një libër që lidhet me  aktualitetin,  ku  unë  përpiqem  të  rindërtoj skemat  e  ku  nuk  mungojnë  edhe  investigimet nga ana ime”,- më pohon Carlo.(E në fakt duhet thënë se ishte një nga çështjet më të bujshme dhe të vështira, tepër delikate e cila përfshiu masën e gjerë të opinionit publik shqiptar,  e  udhëhequr  nga  turma  që  për  mua janë  ekstremisht  të  frikshme,  për  vetë  faktin se  turmat  udhëhiqen  shpeshherë  dhe  nga pavetëdija). Duket  i  kënaqur  pasi,  siç  shprehet  edhe  vetë, nuk  ka  pasur  ndonjë  përgënjeshtrim  apo kundërshtim për çka shkruhet në libër. Por si e ka  pritur  Kryeministri  i  vendit,  zoti  Rama,  një libër  rreth  një  çështje  të  tillë,  kjo  sigurisht  që përbën  kureshtje?  Carlo  më  pohon  se  ia  ka dhuruar  librin  dy  ditë  përpara  promovimit, ndërsa  heshtja  e  tij,  me  shumë  siguri  tregon se  i  ka  pëlqyer.  Jam  shumë  kureshtare  ta pyes  Carlon  për  gjithçka,  por  ndalem  sërish te  çështja  e  armëve,  nëse  e  ka  konsideruar  ai vërtet  një  rrezik  për  shqiptarët.  A  ka  humbur Shqipëria nga kjo, a gaboi Edi Rama kur u tha “jo” amerikanëve? Më përgjigjet se nuk i ka parë të rrezikshme, dhe se i vetmi gabim i vërejtur është informimi i opinionit të gjerë, gjë që nuk u  arrit  në  kohë  as  nga  stafi  i  Kryeministrit. Ndërsa, t’u thuash jo amerikanëve, qe guxim i madh.Më  thotë  diçka  interesante  se  kjo  “JO”  e madhe,  dhënë  amerikanëve,  ka  qenë  një kura jë po e madhe e politikës shqiptare, duke treguar  autoritet  dhe  vendosmëri  dhe,  pse  jo, për  herë  të  parë,  duke  u  parë  ndryshe  nga ndërkombëtarët. Carlo Bollino e pranon se është mik  me  Edin  Ramën,  por  aspak  i  njëanshëm si  gazetar.  “Unë  në  ADN  jam  opozitar.  Në momentin kur kjo qeveri do të gabojë, unë do ta kritikoj”,- kundërshton Bollino me zërin e tij të butë prej italiani. Teksa e pyes se a ka pasur ndonjë  gabim  deri  tashmë,  më  thotë  se  është ende  herët  të  gjykosh,  por  shprehet  optimist për  këtë  qeverisje,  duke  e  konsideruar  si  më të aftën; padyshim, nuk e fsheh simpatinë dhe vlerësimin për Kryeministrin Edi Rama.Por  ç’mund  ta  pyes  për  vlerësimin  kundrejt ish-Kryeministrit  Sali  Berisha?  Përgjigjen  e kam  më  se  të  qartë  se  çdo  të  më  thotë  një gazetar  opozitar.  Gjithandej,  askush  nuk  të do  kur  bie  nga  pushteti,  askush  nuk  ta  ka  më interesin,  prova  janë  parë  derimë  tani,  por Bollino ka qenë për tetë vite rresht një opozitar i thekur i tij. Mendon se Berisha duhet të dalë në pension, pasi s’ka ç’jep më: edhe pse sipas Carlo-s,  Berisha  është  një  opozitar  i  fortë,  gjë që e bën më mirë se kur ishte në qeverisje, por tani ka ardhur koha që gjenerata e re e Partisë Demokratike të marrë në dorë rolin e fortë të opozitës, pikërisht si ka ndodhur në rradhët e PS pas disfatës së vitit 2005. Ndërsa, për sa i përket liderit të ri të të djathtëve, Lulzim Basha, dhe qëndrimeve të tij, është skeptik.Krahas  bisedës  rreth  politikës  dhe  politikë- bërjes shqiptare, nuk mund të lë pa përmendur edhe  fokusin  drejt  politikës  italiane,  vendi amë, prej nga ai vjen, i cili prej pak kohësh po udhëhiqet  nga  një  i  ri  si  Mateo  Renzi.  Figurën e  kryeministrit  të  vendit  të  tij,  padyshim  që  e vlerëson.  “Mendoj  se  Italia  ka  probleme  më shumë psikologjike se sa sociale. Është një  kënetë  ku  nuk  po  lëvizin  ujërat.  Por kam  shpresa  se  do  të  ringjallet  me  në krye Renzin”,- pohon Carlo.Bëhem  kurioze  ta  pyes  se,  gjatë  gjithë këtyre viteve, a ka pasur një moment të vështirë kur Carlo i ka thënë vetes “ç’m’u desh”  që  u  vendosa  në  këtë  vend,  pasi ne  shqiptarët  e  përdorim  shpesh  këtë shprehje.  Më  thotë  ende  “Jo”,  ndihet mjaft mirë këtu, pse jo dhe i përkëdhelur hera  herës  nga  fati  dhe  mundësitë. “Është i vetmi vend ku kam gjetur terren për të realizuar projektet e mija.”Një  gjë  tjetër  tepër  e  rëndësishme që  e  mban  atë  lidhur  fort  me  këtë vend,  padyshim  është  familja  e  tij  e vogël,  bashkëshortja  Alba  Malltezi  (me profesion  gazetare)  dhe  Karlota,  va jza e  tij  6  vjeç,  e  cila  i  ngjet  shumë  të  atit në  pamje  dhe  është  një  ndër  fëmijët më  të  veçantë  që  më  ka  rënë  rasti  të shoh e cila shpeshherë i shoqëron edhe gjatë  orareve  të  tyre  në  ambjentet  e televizionit  “A1  Report”.  Sigurisht  e pëlqen  Shqipërinë  me  sukseset  dhe dështimet  e  sa j,  me  problemet,  porse nuk  mohon  që  herë  pas  here  edhe  ka kaluar  çaste  të  vështira,  por  ia  ka  dalë mbanë.  Një  gjë  që  s’i  pëlqen  nga  kjo “para jsë”  është  mentaliteti  dhe  rinia, që  nuk  kanë  ndryshuar  përgjatë  gjithë këtyre viteve.Carlo  mendon  se  dikur,  kur  ai  vuri këmbën në Shqipëri, ka ndier një pasion dhe vullnet te gazetarët, ndërsa sot zor se  e  gjen.  “Vlerësimi  i  profesionalizmit është  alla  shqiptare”,-  ma  thotë  me plotgojën.  Ndërkohë  që  sheh  një tra jtim  sipërfaqësor  të  çështjeve,  pa  i marrë  aspak  seriozisht  gjërat.  Ndërsa dembelizmi  është  një  tjetër  ves  që  e shikon te të rinjtë. Për sa i përket natyrës komplekse  të  shqiptarëve,  veçon respektimin  dhe  të  drejtat  e  tyre,  gjë që nuk e sheh gjëkundi tjetër. Kur flasim për medien, e cila absolutisht është një katrahurë  në  vendin  tonë,  shprehet  se varfëria  dhe  media  e  njëanshme  rrinë mirë  bashkë.  Derisa  të  ketë  varfëri  në media, nuk do të ketë liri të sa j, por nuk përjashton dhe mediet profesionale, ku pretendon se bën pjesë edhe media e tij.  Për sa i përket sindikatës së gazetarëve, ku  në  Tiranë  gjenden  me  shumicë, mendon se mjafton një e fortë të mbrojë të  drejtat  e  gazetarëve,  si  në  shtetin fqinjë, Itali.