To top
26 Tet

Eurona Leka,pedagogia aspak tolerante

“Ëndrra ndërkombëtare” është ajo që përndjek aspiratat e çdo studenti shqiptar. Universitetet e  huaja dhe menyja e standardeve të larta çka ato ofrojnë janë shumë joshëse për ata që nuk limitohen  me vijën e horizontit, por duan të shohin ç’fshihet përtej. E tillë ishte dhe eksperienca e Eugenes, e  cila në vitin 2000, si shumë të tjerë në atë kohë edhe në vitet që do të vijonin më pas, ndërmori  vendimin që një shkollim jashtë do të ndihmonte jo vetëm atë, por edhe Shqipërinë të përfshihej në  një frymë të evropianizuar. Justifikohen shumë prej tyre, që të dehur nga larmia e mundësive të  ofruara jashtë kufijve refuzojnë të kthehen, por vlejnë për t’u lëvduar ata të cilët me shumë guxim, si  Eugena, nuk ngurrojnë të japin kontributin e tyre për Shqipërinë me mundësi të limituara. Edhe pse  na ndan vetëm deti Adriatik, Italia është një vend mjaft i ndryshëm si për nga kultura ashtu edhe për  nga tradita, detyrimisht do të ngurronte këdo të pamësuar me atë realitet. “La Sapienza” është një  nga universitetet më në zë jo vetëm të qytetit të përjetshëm, Romës, por edhe në mbarë Europën.  Ishte pikërisht ajo që hapi dyert shekullore për të mikpritur studenten shqiptare, që nuk zhgënjeu.  Sakrifica e saj dhe e prindërve u shpërblyen, kur në fund të këtij rrugëtimi sa të vështirë aq dhe aq të  vyer u kurorëzua me vlerësim maksimal në Marrëdhënie Ndërkombëtare.

….Vijon e plote ne Revisten e Nentor 2014