To top
26 Tet

Vodafone Albania, kompania që zhvillon talente.

Alma Varfi është një ndër personazhet me të spikatura të kompanisë Vodafone Albania. Një zonjë, e cila i kujton mjaft mirë ditët e para në këtë kompani në vitin 2001, ditë kur Vodafone sapo kishte  hyrë në tregun shqiptar të telefonisë celulare, një treg i ri i pamësuar akoma me teknologjinë. Po atë  vit, Alma, e diplomuar për Shkenca Politike dhe Juridike, bashkëmoshatare e mjaft personaliteteve të  sotme në fusha të ndryshme të rëndësishme, bëhet pjesë e Vodafone Albania, si anëtare e re e  kompanisë me shtrirje botërore me qendër në Londër. E kujton shpesh atë ditë kur kjo kompani nisi  aktivitetin me pak punonjës, inxhinierë dhe specialistë të thjeshtë. Alma ishte një prej tyre, një  specialiste e cila shumë shpejt, falë përgatitjes, këmbënguljes, seriozitetit dhe profesionalizmit, do të  ngjiste shkallët e karrierës, duke u renditur mes drejtuesve më të rëndësishëm të kësaj kompanie. Alma Varfi është drejtoresha e burimeve njerëzore, nëpër duart e së cilës kanë kaluar mjaft të  rinj, të cilët janë punësuar, përgatitur dhe bërë menaxherë në Vodafone Group dhe në simotrat e  Vodafone nëpër 26 vendet e ndryshme të botës, një karrierë ndërkombëtare e lakmuar nga të rinjtë e  sotëm.

….Vijon e plote ne Revisten e Nentor 2014