To top
10 Dhj

Hajdari dhe Murrizi takojnë zyrtarin e DASH

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari së bashku me nënkryetarin e Kuvendit, z.  Myslim Murrizin kanë takuar Drejtorin e ri për Evropën Qendrore dhe Jugore, në Departamentin e Shtetit që mbulon Shqipërinë, David J. Kostelancik.

Sipas Hajdarit, biseda u fokusua në prioritetet dhe sfidat në vijim, në kuadër të reformës zgjedhore dhe reformës në drejtësi

“Kënaqësi e veçantë të takonim bashkë me Z. Murrizi, Drejtorin e ri për Evropën Qendrore dhe Jugore, në Departamentin e Shtetit që mbulon Shqipërinë, Z. David J. Kostelancik.
Biseda u fokusua në prioritetet dhe sfidat në vijim, në kuadër të reformës zgjedhore dhe reformës në drejtësi”, shkruan Hajdari.