To top
19 Jan

Ilva Tare në pritje të fëmijes së parë

Gazetarja dhe moderatorja e njohur, Ilva Tare, pret një fëmijë nga politikani Eduard Selami, me të cilin kanë disa kohë që janë lidhur.
Lajmi është shpërndarë nga mediat, ndërsa nuk ka akoma asnjë konfirmim zyrtar nga ana e çiftit.
Lidhja mes tyre u bë publike në fillim të vitit të shkuar.
Si Tare, ashtu dhe Selami, nuk kanë qenë “të suksesshëm” në martesat e para të tyre. Deputeti i PD-së ka dy fëmijë nga martesa me ish-Miss-in, Pegi Vreto, ndërsa Ilva nuk ka fëmijë nga martesa me  jordanezo-amerikanin, Majd Nuri Shafiq.