To top
19 Jan

Ermali dhe Rezarta Shkurta pa shtepi?!

Gjykata ka caktuar sot masen e sigurisë “arrest me burg” per 5 nga 9 te arrestuarit per trafik kokaine. Ne burg kane mbetur edhe dy kolumbianet si dhe nipi i Enver Hoxhes, Ermal Hoxha. Avokati i Hoxhës ka deklaruar gjatë seancës se arrestimi i klientit të tij është paligjshëm pasi nuk ka prova që e inkriminojnë.
“Është e vërtetë që Ermal Hoxha është parë me dy kolumbianët, por ka qenë taksist i tyre. Hoxha është i papunë dhe pa shtëpi të pavërteta ato që thuhen për të. Arrestimi është i paligjshëm, nuk ka prova që e inkriminojnë”.
Neser pritet qe para togave te zeza te dalin 4 te arrestuarit e tjere, Gentian Gjonaj, Kelmend Dalipi, Arjan Dalipi, Sajmir Batku.