To top
11 Qer

Konferenca e Kryetarëve: Të enjten 5 orë debat për mocion e debat për Metën

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka thirrur sot konferencën e kryetarëve, pas depozitimit të kërkesës së Partisë Socialiste për të zhvilluar mocion me debat në seancën më të parë parlamentare.

Kërkesa e firmosur nga kryetari i grupit parlamentar u depozitua pas vendimit të Presidentit për të anuluar zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

                                                                                                                                                                                             Në mbledhjen e zhvilluar pa praninë e medias, u miratua me konsensus që mocioni të vendoset në pikën e parë të rendit të ditës në seancën plenare të së enjtes.

Kohëzgjatja e debatit është përcaktuar 5 orë. Në fund, shumica e majtë ka kërkuar që të miratohet rezoluta për shkarkimin e presidentit të Republikës me arsyetimin se zhdekretimi i datës së zgjedhjeve është në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur.

Ndërkohë, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka njoftuar se do të zhvillojë sot një konferencë për shtyp në ora 16:00,  në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit.

Nuk dihet se për çfarë do të flasë Meta publikisht, por kjo lëvizje e tij, vjen pas reagimeve konkrete të mazhorancës për shkarkimin e tij.