To top
29 Maj

“Turbulencat politike…”/ OSBE “zbarkon” në zyrën e Ruçit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka pritur sot Përfaqësuesin Special të OSBE, Ambasadorin Andreas Nothelle, i cili ishte i shoqëruar edhe nga Ambasadori Bernd Borchardt.

Ambasadori Nothelle tha se komuniteti ndërkombëtar ka besim të plotë te Shqipëria, ndërsa theksoi se se turbulencat politike në Shqipëri mund të zgjidhen vetëm me dialog dhe në mënyrë paqësore, duke përjashtuar kategorikisht përdorimin e dhunës.

“Komuniteti ndërkombëtar ka besim të plotë se Shqipëria do ta përmbushë me sukses të plotë këtë mision të rëndësishëm në nivel global. Asambleja Parlamentare dhe Sekretariati i OSBE-së janë krenarë për Presidencën shqiptare, angazhimin tuaj dhe pritshmëritë e mëdha që kemi nga kjo Presidencë. Shqipëria do të tregojë se si një vend i vogël mund të bëhet një lidership i madh”, theksoi ai.