To top
14 Dhj

Kuvendi/ Zgjat vetëm pak minuta, mes kaosit dhe tensioneve, PS voton përjashtimin e deputetëve

 

Është miratuar mes kaosit dhe tensioneve rregullorja e re për përjashtimin e me 30 deri në 60 ditë të deputetëve që prishin seancat plenare.

Pasi zgjati vetëm disa minuta, Lindita Nikolla, teksa miratoi nen për nen këtë rregullore dhe rendin e ditës, deklaroi mbylljen e seancës. Rregullorja e re e Kuvendit u miratua me 74 vota pro. Ndërkohë, deputetët e opozitës vijuan protestën e tyre, me rënie të tavolinave dhe thirrjet; turp, turp!”.

Sakaq, në sallë u hodhën edhe tymuese, ashtu si në seancat e kaluara, ndërsa disa deputetë opozitarë nuk u lejuan që të futeshin në Kuvend.