To top
16 Dhj

MBRËMJA GALA E ÇMIMEVE KULT 2016

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua eventi më i madh i kulturës shqiptare. Mbrëmja gala e ndarjes së Çmimeve Kult për të dymbëdhjetin vit radhazi, shpall fitues personat më të mirë në fushën e artit. Eventi i madh u zhvillua në sallën e Koncerteve të Katedrales Ortodokse. 340x255_hygfouyfAktorë, këngëtarë, autorë librash, instrumentistë, balerinë e artistë të artit pamor dhe jo vetëm, përshkuan tapetin e kuq të Çmimeve Kult. Emra të shumtë të artit dhe kulturës shqiptare si: Irma Libohova, Rosela Gjylbegu, Marsela Çibukaj, Qëndrim Rijani, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Romir Zalla, Gentian Zenelaj, Armando Likaj, Rozi Kostani e shumë të tjerë ishin pjesë e eventit madhështor të ndarjes së Çmimeve Kult. cmimet-kult-1cmimet-kultMbrëmja Gala u transmetua LIVE në Radio Televizionin Shqiptar, nën prezantimin e aktorit të njohur, Erion Mustafaraj. Gjatë mbrëmjes u shpallën emrat e fitueseve të 12 kategorive mes të cilëve u nda edhe Çmimi Special, i cili shkoi për Petro Zhejin, për trilogjinë “Shqipja dhe sanskritishtja”.

cmimet-kult-2