To top
25 Tet

Monodrama – “Fletorja rezervat” një risi në skenën shqiptare

Monodrama “Fletorja rezervat” e ish-diplomatit Besnik Mustafaj, erdhi në një interpretim nga Virgjil Kule në skenën e Teatrit “Robert Radoja” në Tiranë, me regji të Armand Borës. “Fletorja rezervat”, zë një vend të veçantë në veprën komplekse të shkrimtaritMustafaj. I botuar së pari në Francë më 1996 dhe i përshëndetur nxehtësisht nga kritika dhe lexuesi, ky libër ka ardhur në botimin e tij në original nga Toena.
Kjo “Fletore” përfshin ditarin e një viti, 8 ma j 1994- 7 maj 1995, ku Besnik Mustafaj, asokohe ambassador i Shqipërisë në Francë, ka shënuar gjithë ç’nuk pranon gjuhazyrtare, që diplomati e ka për detyrë t’idërgojë qeverisë së vet. Me një liri që nuk e ka diplomati, por e ka shkrimtari jashtë zyrës, Besnik Mustafaj mban në këtë fletore shënime politike, rrëfime intime mbi jetën franceze, galeri portretesh, refleksione letrare, përshkrime vendesh, të gjitha këto me një gjuhë të zgjedhur me kujdes për të ruajtur masën qoftë në seriozitet e qoftë edhe në ironi. Besnik Mustafaj shpalos aty aftësitë e veta vëzhguese si shkrimtar dhe si diplomat.
Në këtë lëndë të bollshme letrare, regjisori Armando Bora ka bërë përzgjedhjen e vet për të ndërtuar një monodramë, ku ka ngjitur në skenë personazhin e një ambasadori jo të zakonshëm. Në sajë të përzgjedhjes së teksteve me një linjë të qartë regjisoriale, spektatori zbulon një ambasador, i cili e ka shumë të zhvilluar sidomos shqisën politike. Ai vëzhgon politikën e vendit të vet, ku ndërtimi i demokracisë është në fillimet e veta, por edhe politikën e demokracive të vjetra e posaçërisht atë të Francës. I pajisur me larine e shkrimtarit, ai heq “kostumin” e ambasadorit dhe e përshkruan këtë politikë herë më zhgënjim, herë me ironi e herë me entusiazëm, duke dhënëdetaje dhe episode, gjithnjë shumë argëtuese për spektatorin. Gjetja tjetër jo e zakonshme e regjisorit Armand Bora në këtë teatër është protagonisti, që do e mishëronte në skenë personazhin e ambasadorit. Ai ia ka besuar këtë performancë Virgjil Kules, i cili, siç njihet nga mbarë publiku shqiptar, nuk është aktor profesionist. “Ambasadori” i Virgjil Kules është padyshim një befasi artistike. Në performancën e tij, teksti i jetuar i Besnik Mustafajt merr një vlerë të re, “bëhet” tekst i VirgjilKules.