To top
11 Mar

Rritet numri i të infektuarve/ 15 persona me koronavirus në Shqipëri

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri është rritur sërish.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bën me dije se, deri më tani, janë konfirmuar 15 raste me koronavirus.

Ajo deklaroi se 12 raste kanë pasur kontakte me djalin që u kthye nga Italia dhe u konfirmua si pozitiv së bashku me babain dhe 2 janë raste janë të reja, një në Tiranë, një në Lushnje.

“Janë 238 raste të testuara dhe 15 raste pozitive. Sot kemi testuar 84 raste. Janë 34 raste, ku 31 prej tyre kanë dalë negative dhe vetëm tre pozitive”, tha ministrja gjatë një videolive me kryeministrin Edi Rama.

Aktualisht katër persona janë të shtruar në spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ndërsa 10 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në vetëizolim pa shenja klinike të infeksionit respirator. 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID-19 janë në vetëkarantinim.