To top
8 Qer

Sekuestrohet Agon Channel urdhër arresti për Becchettin

 Prokuroria e Tiranes leshon urdher arresti nderkombetar per pronarin e televizionit Agon Channel me dyshimet se eshte perfshire ne nje skeme te pastrimit te parave ne miliona euro. Po ashtu, edhe 4 kompani te tjera nen administrimin e Becchetit dhe te nenes se tij jane sekuestruar si te perfshira ne kete skeme. Arrestohet Erjona Troplini, ortake me 20 % te aksioneve ne kompanine e Becchetit “Cable System”  dhe Pranvera Gjika drejtuese ne nje banke te nivelit te dyte ne Shqiperi. Francesco-Becchetti.1
Pesë shoqëri të administruara nga Francesco Becchetti dhe familjarët e tij, mes tyre televizioni Agon Channel ne pronesi te tij, dyshohet se janë të përfshira në një skemë të madhe të pastrimit të parave në miliona euro, me organizator italianin Becchetti, per te cilin eshte leshuar urdher arresti. Mbi këto dyshime të forta Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 60 % të aksioneve të shoqërisë “AgonSet”, shoqëritë “Energji”, “Cable System”, “400 KV”, “Fuqi” si dhe ka bllokuar llogaritë e tyre në banka të ndryshme.Të gjitha këto shoqëri janë të administruara nga Francescko Becchetti, nëna e tij Liliana Condomitti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini, kjo e fundit e arrestuar nga policia. Nderkohe A1 Report meson se italiani Mauro de Renzis eshte administrator i Agon Channel. Po ashtu mesohet se urdhri i arrestit eshte leshuar vetem per Becchetin dhe de Renzis dhe jo per nenen e pronarit te Agon Channel, kjo per efekt te moshes se saj.