To top
6 Dhj

Shqipëria merr presidencën e OSBE. Rama: Drejtimi i saj, nder e përgjegjësi

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministri në detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj, ndodhet në Bratislavë të Sllovenisë ku Shqipëria do të marrë zyrtarisht drejtimin e Presidencës së OSBE-së për vitin 2020.

Pak para takimit dhe mbajtjes së fjalës së marrjes së kryesisë se OSBE për vitin 2020, Rama ka publikuar një video në të cilën diskuton për fjalimin që do të mbajë duke përgatitur detajet e fundit dhe thekson përgjegjësinë e madhe që drejtimi i kësaj organizate i jep vendit.

Nder dhe përgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkëlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE”, shkruan Rama.

dhe ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka thënë se Shqipëria është plotësisht e gatshme të udhëheq një kryesi të tillë pas një pune të madhe përgatitore.

Sot në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë Shqipëria zyrtarisht merr Kryesinë e OSBE-së. Pas një pune kapitale përgatitore në rrafshin politik e programatik, si dhe organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive”, shkruan Cakaj

Shqipëria u bë anëtare e OSBE në verën e vitit 1991 dhe në 2020 merr për herë të parë drejtimin dhe presidencën e saj. OSBE mbetet organizata më e madhe në botë, e orientuar nga siguria. Ajo u krijua në vitin 1975, në kohën e Luftës së Ftohtë, si një forum Lindje-Perëndim. Mandati i OSBE-së përfshin edhe kontrollin e armëve, promovimin e të drejtave njerëzore, lirinë  e shtypit dhe zgjedhjet e ndershme. OSBE angazhohet gjithashtu në parandalimin e konflikteve dhe menaxhimin e krizave. Aktualisht 57 shtetet e saj anëtare shtrihen në Europë, Azi dhe Amerikën Veriore.