To top
22 Pri

Tronditet pasuria e Elon Musk, humbet 13 miliardë dollarë në 24 orë

Një javë e trazuar në SpaceX, Tesla dhe Twitter pa rreth 12.6 miliardë dollarë që u fshinë nga vlera neto e Elon Musk të premten, rënia më e madhe deri më tani këtë vit, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. (Më shumë se dyfishi i buxhetit të Shqipërisë.)

Musk, i cili tani ka një pasuri prej 163.9 miliardë dollarësh, është ende personi i dytë më i pasur në botë, pas kryetarit dhe CEO të LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton, Bernard Arnault, i cili ka grumbulluar një pasuri prej 211 miliardë dollarësh.

Në anën tjetër, shkatërrimi i raketës Starship nuk është vlerësuar si një dështim nga Musk. SpaceX dhe miliarderi Elon Musk duken të lumtur dhe të kënaqur me rezultatin e lëshimit dhe gjatë videos njerëzit mund të dëgjohen duke brohoritur dhe duartrokitur.

Në video shihet edhe Elon Musk, i cili nuk duket se ka asnjë gjurmë shqetësimi. Shpërthimi i raketës nuk është dështim, sipas kompanisë së miliarderit. Kjo pasi, fakti që anija kozmike në fjalë, që është më e madhja e ndërtuar ndonjëherë, arriti të lëshohej nga baza, është cilësuar si një sukses shumë i madh.