To top
25 Shk

Yllka Mujo në jurinë e “Monte Carlo Film Festival”

Aktorja shqiptare Yllka Mujo është përzgjedhur për të qenë pjesë e jurisë në edicionin e 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Monte Carlo. Yllka së bashku me aktoren e famshme italiane Maria Grazia Cucinotta dhe emra të tjerë të njohur kritikësh e kineastësh do të vlerësojnë 10 filmat më të mirë komik të vitit nga data 24 shkurt deri në 28 shkurt,. Ky festival është krijuar nga aktori dhe personazhi i emisionit “Striscia la Notizia”, Ezio Greggio.

 

yllkaaa

Mesohet se ftesa për Yllkën, erdhi për shkak të vlerave artistike dhe popullaritetit të aktores, që bordi drejtues i këtij festivali, evidentoi pas një kërkimi në tregun e kinematografisë shqiptare.

yllka greggio