Pas mbledhjes së drejtuesve politikë, sot në selinë e Partisë Socialiste janë mbledhur edhe drejtuesit e rinj dhe deputetët e Tiranës.
Ky është takimi i parë i Ramës me drejtuesit e rinj dhe ata të vjetër, pas ndryshimeve të shpallura dje gjatë Asamblesë së mbajtur në Durrës.
Ermal Nufi dhe Enea Karakaçi janë dy drejtuesit e rinj politik që do të udhëheqin qarqet e Lezhës dhe Shkodrës.
Në takim, Rama u dha udhëzime që drejtuesit të zbresin në terren, të njohin komunitetet dhe të familjarizohen me zonat për të nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të ardhshme. Kryeministri theksoi se disa qarqe do të kenë ndryshime dhe hapje të Partisë Socialiste, me fokus të veçantë në Kukës, ku synimi është të rritet mbështetja e elektoratit për PS.



