“Nails by Keti”, është vendi ideal për duar dhe këmbë të bukura dhe fine. I krijuar prej vitesh në një nga lagjet kryesore të kryeqytetit, si ajo e Myslym Shyrit, “Nails by Keti” u jep formë thonjve duke i shndërruar në një minivepër arti. Me forma dhe ngjyra nga më të ndryshmet, jo vetëm i kuron estetikisht, por kujdeset dhe për mirëmbajtjen e tyre në formë dhe kurim. Në këtë sallon krijohet çdo punim nga piktura deri te 3D, me dorë të lirë, pasi nuk përdoren stickera apo aksesor të gatshëm, duke i bërë unikale në llojin e tyre. Aq sa me dizenjimet e tyre ato po frymëzojnë botën, sa mjafton të klikosh me emrin e saj në pinterest dhe dalin të gjitha punimet e “Nails by Keti”. Ideuesja dhe drejtuesja e kësaj qendre, dhe një nga më profesionistet Alketa Musta, shprehet mbi këtë profesion, sa të bukur dhe të veçantë, si dhe tendencat më të fundit. “Ne kemi vite që kemi krijuar sallonin tonë. Për mua, kujdesi për veten nuk është luks, por një formë respekti ndaj vetes. Dhe çdo femër meriton të ndihet e kuruar dhe e bukur, deri në detajin më të vogël. Përsa i përket tendencave, më të pëlqyera janë efektet magnetike “(Cat Eye)”, të cilat krijojnë reflektime shumë elegante, printet “Polka Dots”, motivet animal print si Bambi dhe ngjyrat karakteristike të sezonit të vjeshtës, ku spikat veçanërisht e kuqja, vishnje. Gjithashtu, French-i mbetet një klasik i përjetshëm, i cili përshtatet dhe interpretohet në forma të ndryshme sipas tendencave të momentit. Për mua, tendenca më e bukur është gjithmonë ajo që i përshtatet më së miri personit që e zgjedh. Megjithatë, besoj se bukuria e këtij profesioni qëndron te kreativiteti. Në sallonin tonë nuk ndjekim vetëm trendet, por mundohemi t’i përshtatim ato me stilin dhe personalitetin e çdo klienteje.
Në qendrën “Keti by nails“, gjenden disa vajza të talentuara, që me punën e tyre, arrijnë të krijojnë vepra të vogla arti mbi thonjtë e klienteve, nga dizajnet më minimaliste deri te punimet më të detajuara dhe artistike. Po sa të rëndësishëm janë thonjtë në prezantimin tonë të parë, dhe çfarë duhet të kemi parasysh në trajtimin dhe mirëmbajtjen e tyre?, Keti shpregon: “Mendoj se sot thonjtë janë kthyer në një domosdoshmëri në rutinën e kujdesit personal të një femre. Duart janë ndër gjërat e para që vihen re gjatë një takimi apo kontakti me dikë dhe, në njëfarë mënyre, reflektojnë kujdesin që kemi për veten. Thonjtë e mirëmbajtur nuk kanë domosdoshmërisht nevojë të jenë të gjatë apo me dizajne të ekzagjeruara. Për mua, rëndësi ka që të jenë të pastër, të shëndetshëm, të trajtuar me profesionalizëm dhe në harmoni me stilin e secilës femër. Ajo që do të këshilloja është të mos e shohim manikyrin vetëm si një shërbim estetik, por si një kujdes që kërkon vëmendje. Është shumë e rëndësishme të zgjedhim profesionistë, të përdorim produkte cilësore, të respektojmë strukturën natyrale të thoit dhe të mos neglizhojmë hidratimin e duarve dhe kutikulave“. Këmbët ngelen disi pasdore, pasi femrat u japin rëndësi kryesisht duarve. Por e njëjta rëndësi duhet për këmbët jo vetëm nga ana estetike por edhe kurative. Pra e njëjta rëndësi duhet t’i kushtohet edhe pedikyrit. Shpesh femrat fokusohen më shumë te duart, duke harruar se këmbët kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm. Pedikyri nuk është vetëm një trajtim estetik për këmbë të bukura, por edhe një pjesë e rëndësishme e higjienës dhe mirëqenies sonë. Ai ndihmon në mirëmbajtjen e thonjve, kujdesin ndaj lëkurës së këmbëve dhe parandalimin e problemeve që mund të krijohen nga neglizhenca. Këshilla ime është që pedikyri të mos bëhet vetëm në sezonin e verës, kur këmbët janë më të ekspozuara, por gjatë gjithë vitit. Gjithashtu, është e rëndësishme të kryhet nga profesionistë, me mjete të sterilizuara dhe me kujdes të veçantë ndaj çdo problemi të thonjve apo lëkurës. Problemet mjekësore duhet të vlerësohen nga specialistët përkatës. Besoj se duart dhe këmbët janë detaje të vogla, por me shumë rëndësi në imazhin dhe vetëbesimin e një femre”, përfundon Keti…






