Ndërron jetë ish-presidenti francez Jacques Chirac. Ish-presidenti u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare, ndërsa lajmi u konfirmua për mediat franceze nga burime familjare. “Presidenti vdiq këtë mëngjes në mesin e të dashurve të tij”, -pohoi dhëndri i tij, Frèdèric Salat-Baroux.
Chirac ishte presidenti i Republikës Franceze nga 1995 deri në 2007, ish-kryebashiak i Parisit, kryeministër dhe president i Këshillit Evropian.



